Trutë e njerëzve, të ndryshme si gjurmët e gishtërinjve

0
28

Anatomia e trurit të çdo njeriu është unike si gjurmët e gishtërinjve, thotë një hulumtim. Sipas një lajmi të Science Daily, në hulumtimin e bërë nga shkencëtarët e Universitetit Zyrih, thuhet se faktorët gjenetik dhe përvojat e jetës individuale, bënë që trutë e njerëzve të jenë të ndryshme njëri nga tjetri.

Në hulumtimin e zhvilluar nën kryesimin e Lutz Jäncke, trutë e 191 pjesëmarrësve të moshuar dhe të shëndetshëm gjatë 2 viteve janë ekzaminuar 3 herë me MRI (Imazhimi i kokës me rezonancë magnetike).

Shkencëtarët kanë vlerësuar mbi 450 veçori anatomike në mesin e të cilëve vëllimi i trurit, trashësia e korteksit dhe dendësia e lëndës me ngjyrë gri dhe të bardhë, kanë identifikuar karakteristika specifike të anatomisë së trurit tek secili pjesëmarrës.

Jäncke tha se në hulumtimin e bërë kanë arritur të konfirmojnë se struktura e trurit të njerëzve është shumë individuale.

//tetovasot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.