«“Të lutem, bëje vajzën tonë të lumtur», fjalimi emocionues i një babai në dasmën e së bijës

0
113

Me siguri ju ka rastisur të lexoni ose të dëgjoni fjalime të prindërve në dasmat e fëmijëve. Secili është i bukur në mënyrën e vet, si i thënë thjesht, ashtu dhe i thurur bukur.

“Mendoj se duhet ta nis fjalimin tim duke e adresuar dhëndrin si “familjen e re” për vajzën time, por mendoj se kjo do të jetë një fjalë e papërshtatshme, sepse tani që vajza ime është martuar me ty, ti je familja e saj. Më beso: këtë gjë nuk e kam aspak problem. Unë, në fakt, dua të të ketë ty si prioritetin e saj që tani e tutje. Është koha që ne, prindërit e saj, të pozicionohemi pak larg jetës së vajzës sonë. Ne e pranojmë me vështirësi këtë gjë, por kemi një kërkesë ndaj teje : “Të lutem, bëje vajzën tonë të lumtur!” Unë jam i sigurt se ti do e bësh mjaft të lumtur. Ajo ndoshta do të jetë më e lumtur, nga sa ishte me ne. Por si të gjithë baballarët, edhe unë jam “i fiksuar” që vajza ime të jetë e lumtur, ndaj ta kam thënë dhe do ta them vazhdimisht : “Të lutem, bëje vajzën tonë të lumtur!” Vajza jonë nuk ka qenë dhe nuk ka për të qenë kurrë një barrë për ne. Ajo është arsyeja pse unë marr frymë dhe buzëqesh. Ajo po martohet tashmë, sepse kështu e kërkon ligji i natyrës. Ajo ishte lumturia e shtëpisë sonë dhe tani do t’i japë dritë shtëpisë tënde. Unë po të jap ty botën time. Unë po të jap ty princeshën time, ndaj bëje atë të jetojë si një mbretëreshë. Unë e kam rritur atë me gjak dhe djersë, dhe ja pse sot, ajo është perfekte. Për gjithë përkujdesjen, dashurinë, bukurinë dhe ngrohtësinë që do të sjellë në jetën tuaj vajza ime, unë kërkoj në këmbim lumturinë e saj. “Të lutem, bëje vajzën tonë të lumtur!” Për çdo rast kur vajza jonë thotë, apo bën diçka gabim, mos ngurro ta qortosh atë. Të lutem, trajtoje atë me dashuri. Ajo është shumë e ndjeshme. Kur ajo të ndihet keq, qëndroji pranë. 

Ajo do të ketë nevojë për vëmendjen tënde. Kur ajo të ndihet e sëmurë, tregoji asaj kujdes. Përkujdesja është ilaçi më i mirë për të. Kur ajo të mos e përmbushë një përgjegjësi, ndëshkoje, por jo ashpër. Ajo është ende duke mësuar, ndaj përpiqu ta kuptosh. “Të lutem, bëje vajzën tonë të lumtur!” Unë mund të mos e shoh vajzën për muaj të tërë. Mund të mos äas me të për ditë të tëra. Do të isha më i lumtur, nëse ajo nuk do të më kujtonte shumë. Por, motivi im i vetëm në jetë ka qenë lumturia e vajzës sime që tashmë është në duart e tua. “Të përgjërohem, bëje vajzën tonë të lumtur!” I dashur dhëndër, ndoshta këto fjalë nuk të duken shumë të rëndësishme, por nëse je fatlum dhe një ditë bëhesh me një vajzë, do t’i vlerësosh këto fjalë në çdo rrahje të zemrës tënde që do të bërtasë : “Ai duhet ta bëjë vajzën time të lumtur!” Lexoje këtë fjalim. Me siguri do të të bëjë të qash një ditë. Kur një vajzë martohet, ajo i largohet parajsës së saj dhe hyn në një botë tjetër plot me pasiguri, vetëm për të çuar një familje të re përpara. Për këtë sakrificë të madhe të saj, edhe engjëjt e parajsës kërkojnë vetëm një gjë. “Të lutem, bëje atë të lumtur!”

/ Bota/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.