Tavë korani sepse fundjava vjen shpejt

0
91

Tava e koranit është një nga gatimet më të shijshme shqiptare, që është njëkohësisht edhe shumë i shijshëm. Mos rrini pa e gatuar!

Përbërësit:

  • 1.5 kg peshk koran
  • 4 kokrra qepë
  • 3 kokrra domate
  • 2 karota
  • 3 gjethe dafine
  • erëza (të ndryshme)
  • kripë
  • piper i zi

Përgatitja:

  • Kavardisim qepën me erëza, dafinë, piper të zi (kokërr dhe të bluar), kripë dhe erëza peshku pluhur.
  • Gjatë kavardisjes shtojmë karota dhe domate të qëruara nga lëkura.
  • E lemë qepën derisa të regjet në zjarr të ngadalshëm duke i shtuar pak ujë.
  • E ndajmë koranin përgjysmë, pastaj e ndajmë në copa më të vogla që marinohen me kripë dhe piper.
  • Korani i marinuar vendoset në skarë dhe lihet aty (duke e kthyer nga të dyja anët) për gati 8 minuta derisa të marrë faqe.
  • Në tavë shtrojmë gjysmën e sasisë së qepës së parapërgatitur dhe mbi të vendosim me kujdes copat e peshkut.
  • Shtrojmë gjysmën tjetër të qepës sipër dhe tavën e fusim në furrë me temperaturë 220˚C.
  • Pas 35 minutash tava është gati për t’u shërbyer. Ju bëftë mirë!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.