Si të përgatisni bukë shtëpie me rigon

0
101

Sot do mësojmë si të bëjmë vetë në shtëpi, bukën me rigon, aroma e së cilës do të kuriozojë të gjithë pjesëtarët e familjes. Nisim me përbërësit…

Përbërësit:

  • 4 gota miell
  • 1 filxhan vaj ulliri
  • 2 lugë kafeje sheqer
  • 2 lugë kafeje kripë
  • 1 lugë gjelle maja buke
  • 1 +1/2 gotë ujë
  • Rigon

Përgatitja:

  • Në një enë shtoni miellin, kripën, sheqerin dhe majanë e bukës.
  • Më pas shtoni ujin e vakët dhe vajin e ullirit. Përziejini të gjithë përbërësit për të krijuar brumin e bukës.
  • Pasi ta përgatisni vendoseni në një tas qelqi dhe mbulojeni me një pecetë. Lëreni të vijë për rreth gjysmë ore.
  • Më pas merreni dhe ngjesheni me pak miell. Me një furçë lyeni tavën e pjekjes me pak vaj, duke zgjedhur formën e saj sipas dëshirës.
  • Ndërkohë ndizni furrën në temperaturën 180 gradë. Spërkatni me rigon pjesën e saj të sipërme dhe vendoseni në furrë.
  • Largojeni nga furra kur ajo të ketë marrë një ngjyrë të artë në të kuqërremtë. Serviret e ngrohtë! Ju bëftë mirë!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here