Ballina Këshilla Si të kujdesemi për dhëmbët kur kemi tela

Si të kujdesemi për dhëmbët kur kemi tela

0
153

 

Ditët e para mund të jenë të sikletshme, pse jo edhe me dhimbje,por në qoftë se ndiqni këshillat e mëposhtme, gjithçka do të jetë edhe më e lehtë.

Ja disa këshilla sipas stomatologëve, sesi t’i përballoni ditët e para me telat në dhëmbë, mënyra sesi duhet t’i pastroni, si dhe kujdesi ndaj ushqimit.

Mësohuni me praninë e tyre

Nata e parë pasi i keni vendosur telat mund të jetë e vështirë, ndoshta edhe me dhimbje. Mundohuni të flini në shpinë ose në anë dhe shmangni pozicionin e gjumit përmbys. Për 2 ose 3 ditë, goja juaj mund të jetë e irrituar. Mundohuni mos ti lëvizni shumë buzët.

Merrni qetësues për dhimbjet

Në qoftë se keni dhimbje, përdorni një qetësues të njëjtë me atë të dhimbjes së kokës (advil,ibuprofen)

Pastrojini dhëmbët dhe telat dy herë në ditë

Ju duhet të përdorni për pastrimin e dhëmbëve një furçë dhëmbësh të ashtuquajtur ”Christmas tree brush”, e cila është e dizenjuar për pastrimin midis telave.
Lajini dhëmbët për të paktën dy minuta

Sigurohuni që të pastroni edhe poshtë telave. Përdoreni furçën në kënd 45 gradë. Pastroni në krye deri në fund të secilit tel.
Përdorni fillin dentar për pastrimin e dhëmbëve

Kërkojini dentistit tuaj rekomandim për një fill dentar të përshtatshëm, për të pastruar rreth e rrotull telave, edhe midis hapësirave të ndara.
Përdorni gargarë

Përdoreni gargarën për pastrimin e gojës, sepse përveçse dezinfekton,i jep freski dhe aromë të mirë gojës.

Kujdesuni për buzët

Kur vendosni telat në dhëmbë, buzët thahen. Vendosni balsam për t’i zbutur.

Kujdesi ndaj ushqimeve dhe pijeve

Ushqime të lehta për t’u përtypur – Konsumoni pure patatesh, akullore dhe supë,prodhimet e detit,salmon,banane,lëng frutash, ‘milkshake’.

Tregoni kujdes në konsumimin e ushqimeve të forta – Ushqimet si karrota apo molla, mund të thyejnë telat e dhëmbëve, ose copa prej këtyre ushqimeve mund të ngelen midis tyre. Shmangni ushqimet e forta, si: arrat,akullin,gjevrekun apo patate të skuqura. Mos fusni në gojë gjëra të forta, si kokën e lapsit që shkruani apo thonjtë.

Shmangni ushqimet që ngjisin – Shmangni ushqimet që ngjisin dhe ngelin nëpër tela, siç janë karamelet,gjalpi kikiriku apo çamçakëzat.

Kufizoni ushqimet me sheqer – Pijet dhe ushqimet, si: akulloret,karamelet,byrek. Bakteret e duan sheqerin. Kujdesuni që të përdorni furçën e dhëmbëve apo fillin dentar, pasi hani apo pini ushqime me sheqer.

Shmangni ushqimet që mund të lenë njolla – Këtu përfshihen pijet si kafja apo frutat e pjekura shumë, që lenë njollë.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here