Si të bëjmë në shtëpi milkshake me shije të ndryshme

0
163

Provoni këto receta super të shijshme milkshake të cilat janë një zgjedhje e shkëlqyer në çdo moment. Milkshakes që bëhen në shtëpi ju lejojnë të kontrolloni përbërësit dhe ta krijoni recetën sipas dëshirës. 

Ja disa ide: 

Milkshake me akullore me vanilje dhe nutella

Siç do të thonin fansat e çmendur të Nutellës çdo gjë shijon më shumë me Nutella, kështu që mos u habisni kur të bëni një milkshake të jashtëzakonshëm që ju zgjon të gjitha ndjesitë. Për këtë recetë duhet të përzieni në mikser 3 filxhanë çaji akullore me vanilje, gjysmë filxhani çaji me nutella dhe gjysmë filxhani qumësht. Mund të përdorni ca copëza çokollatë ose krem të rrahur për dekorim. Mos harroni që kjo recetë është për 4 persona.

Receta milshake me gjalp kikiriku dhe çokollatë

Ky milkshake i shijshëm kërkon përzierjen në mikser të një luge të madhe me akullore çokollate, një lugë gjellë gjalp kikiriku, një banane dhe gjysmë filxhan qumështi ose më pak, në varësi të trashësisë që dëshironi.

Për të ulur pak numrin e kalorive përdorni qumësht pa yndyrë.

Milkshake me biskota oreo

Një herë tjetër mos lini pa provuar edhe milkshake me oreo. Përzieni tre lugë akullore me vanilje, një filxhan qumësht dhe 6 deri në 8 biskota derisa të zbuten. Nëse kërkoni për versione me pak yndyrë të gjithë përbërësve në këtë recetë, në fund do të ndjeheni më pak fajtorë. Nga ana tjetër, nëse kërkoni ndonjë përbërës magjik të fundit, shtoni likerin tuaj të preferuar me çokollatë.

Milkshake me banane
Duke qenë se asnjë nuk e mohon se milkshakes me baze akullore ofrojnë shije të pasur janë dhe tepër kalorike.

Nëse doni një pije disi më dietike provoni këtë recetë përzieni në mikser derisa të zbutet gjysme filxhani çaji me qumësht bajameje, gjysmë banane, 2 kuba akull,  pak kanellë dhe mjaltë për shije.

 

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here