Shurupi i thanave, lëngu i kuq që lufton diabetin dhe plakjen

0
456

Është koha ku thanat, frutat e vogla me ngjyrë të kuqe pushtojnë tregjet dhe na “thërrasin” t’i provojmë shijen. Të ëmbla apo të tharta, një gjë është e sigurt: ky frut me përmasa të vogla është tepër kurativ dhe rekomandohet të konsumohet nga të gjithë. 

Nëse jeni nga ata që nuk e preferojnë shijen e thartë, ne kemi një zgjidhje: shurupi i thanave, recetën e së cilit do ta ndajmë poshtë me ju.

Përbërësit:

  • 1 kg thana
  • 2 litra ujë
  • 300 gr sheqer (ose më pak/shumë, në varësi të shijes suaj)

Përgatitja:

  • Fillimisht lani thanat. Në enën ku do të përgatisni shurupin shtoni ujë dhe sasinë e thanave.
  • E lini në nxehtësi maksimale derisa të fillojë të vlojë dhe më pas shtoni sheqerin.
  • E lini për rreth 30-45 minuta të ziejë derisa uji të ulë volumin e tij, pra nga 2 litra në 1,5 litra. Gjatë kësaj kohe e përzieni nga pak shurupin.
  • Fikni sobën dhe e lini shurupin e thanave të ftohet paksa. Më pas mund ta servirni dhe ta shijoni!

Vlerat e frutit të thanës:

  • Përmban rreth 9% sheqer, acide organike, vitaminë C.
  • Lufton plakjen.
  • Ka veti antioksiduese.
  • Kuron sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.