Sarme me fleta të sekllave ose spinaqi

0
81

Sarme me fleta të sekllave ose spinaq ju mund ti përgadisni për dreken tuaj

Përbërësit:

25 flete spinaq te pastra spinaq ose seklla
500 gr mish i bluar i pules
1 qepë
Pak vaj
1 filgjan i kafes turke oriz
melmesa(krip,piper i zi,piper i kuq,vegete)
1 vezë
ujë te vaket ose supe pule

Hapat:

  1. Fletet i pastrojme nga kercelli i bardhe
  2. Ne nje ene te thelle me uje te valuar qesim nje nga nje fletet dhe leme secilen per nga 1 minute
  3. Kullojme me luge rrjete dhe palosim njera mbi tjetren(kjo procedure behet qe fletet te behen sa me elastike dhe mbeshtillen lehte)
  4. Ne vajin e nxehur qesim qepen e grire imet,fergojme pak derisa te zbutet qepa
  5. Shtojme mishin e bluar dhe fergojme per 10-15 minuta
  6. Shtojme melmesat sipas shijes,dhe ne fund shtojme orizin
  7. Largojme masen nga zjarri,leme te ftohet pak, ne masen e vaket qesim vezen,perzijme mire
  8. Pastaj marim nje nga nje fletet e sekllave ose spinacit,qesim ne vend te rrafshet,shtojme nga nje luge nga mbushja dhe mbeshtjellim duke zene pjesen anesore qe mos te dali mbushja gjate zierjes
  9. Sarmet e mbeshtjellura qesim ne tave shume afer njera tjetres qe mos te shperndahen gjate zierjes
  10. Pastaj mbulojme me uje te vaket ose supe pule
  11. Mbulojme me alufole dhe veme ne furre 200 grade derisa te shterroje lengu
  12. Largojme alufolien edhe per 5-7 minuta dhe sarmet jane te gatshme.Servojme me ajke te tharte ose sipas deshires
//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.