Salca më e mirë me kërpudha është kjo!

0
894

Në “kërkim” të salcës më të mirë e të shijshme që do t’i bëjë gatimet tuaja speciale? Ne e kemi përgjigjen! 

Salca që do t’ju prezantojmë sot mund të përdoret për makarona, patate furre a të skuqura, në oriz, si dhe tek mishrat. E gjithë vëmendja këtu për ta mësuar!

Përbërësit:

  • 500 gr kërpudha,
  • 250 ml pana për zierje,
  • 1 qepë,
  • 1 lugë mustardë,
  • vaj,
  • kripë,
  • piper,
  • vegetë,
  • majdanoz.

Përgatitja:

  1. Së pari grijmë qepën në pjesë sa më të imëta, kurse kërpudhat në fletëza të holla.
  2. Majdanozin e grijmë imët.
  3. Nxehim vajin në një tigan në temp. max. dhe më pas shtojmë qepën e grirë.
  4. Pastaj shtojmë kërpudhat dhe përziejmë ngadalë.
  5. Fërgojmë duke përzier vazhdimisht, derisa të shterrojë lëngu që lëshojnë kërpudhat. Shtoni kripën, mustardën dhe piper e vegetë sipas shijes.
  6. Në fund shtojmë majdanozin e grirë imët dhe panën! Salca është gati! Mund ta servirni me mish të pjekur, patate të fërguara ose të pjekura etj. Ju bëftë mirë!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here