Rregullat që duhet ndjekur në dasmën mbretërore

0
20

Kur Princi Harry dhe Meghan Markle do të kurorëzojnë dashurinë e tyre do te përcjellët nga 2,640 shikues në pronën e Kështjellës Windsor. Ata kanë ftuar pothuajse të gjithë, duke u nisur nga familjarët, shoqëria e ngushtë, organizatorë etj… .

Si çdo organizim mbretëror edhe kjo dasmë ka rregullat e mirësjelljes që duhet ndjekur, jo vetëm nga familjet mbretërore, mirëpo nga të gjithë të ftuarit.

Cilat janë disa nga rregullat, mund t’i shini me poshtë.

Mos vishni take shumë të larta, veshje që shfaqin shumë lëkurë dhe aksesorë tejet të shndërritshëm.
Alexandra Messervy, shefja ekzekutive e English Manner, ka theksuar se nuk duhet të mbizotëroni me dukjen tuaj, nuk preferohet dekolte tejet e hapur dhe duhet të mendoni për partnerin kur mbathni takat.

Vendosni kapele
Rregulli i përgjithshëm për çdo ngjarje kërkon një gjest që flet për formalitetin e eventit. Vendosja e kapelës është një gjest që tregon se mysafirët janë munduar për këtë pjesëmarrje, kur mikpritësi është treguar zemërgjerë për t’i ftuar.
Kujdes! Eliminoni kapelet e mëdha, në mënyrë që të mos i pengoni pamjen askujt.

S’ka fotografi
Dasma mbretërore do të jetë një ambient pa telefona dhe pa aparat fotografik. Kjo nuk është kohe për selfie apo për paraqitje live në Instagram.

Mos bëni “gabime mbretërore”
Me këtë nënkuptohet që të keni kujdes me disa rregulla të përgjithshme. Mos e tejkaloni Mbretëreshën, mos flisni pa ju drejtuar si dhe tregoni kujdes të shtuar në raport me familjet mbretërore.

S’ka dhurata fizike
Kërkesa e Meghan dhe Harry për dhuratat e martesës ishte që mysafirët të dhuronin donacione në para për organizata të ndryshme bamirësie. Në qoftë se paraqiteni me një dhuratë në dorë, do të konsiderohet mos-respekt për ta.

//klankosova/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.