Pushimet e para së bashku? 12 gjëra që do të ndodhin patjetër

0
245

Pushimet e para së bashku janë një hap themelor për çdo çift , por rezervojnë dhe disa surpriza…disa të këndshme e disa pak të sikletshme.

Do të keni një goxha grindje në aeroport. E në mos në aeroport do të kapeni paniku në një prej tranzitëve mes dy fluturimeve sepse partneri juaj do ta marrë avash-avash ose ndërkohë që ti si vajzë je e sigurt se mes një fluturimi dhe një tjetri ka vetëm 15 minuta kohë. Por gjithçka do të zhduket kur një shoqërues miqësor i fluturimit ju shpjegon konceptin e zonës kohore.

Nuk do të mund të uleni dot bashkë gjatë udhëtimit tuaj dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni në siklet. Edhe pse mund të zgjasë 20 minuta një udhëtim i tillë, për ju, edhe 30 sekonda do t’ju mjaftojnë për të qenë e sigurt që bota do të mbarojë.

Grindje në rrugë (faleminderit navigator)!

S’ka rëndësi kush e nget makinën apo kush e shikon Google Maps. Çdokush do të jetë i bindur se me të vetën e di rrugën. Po të paralajmërojmë.

Një mijë prova në kërkim të selfie-s perfekte

Nëse shkon me pushime, postimet në Instagram janë obligimim, prandaj nëse dukeni bukur në atë selfie, gjithçka duhet bërë nga fillimi.

Do të bëni shumë. Gjithë kohës. E kemi fjalën për seksin

Pamja e bukur nga dritaret e hotelit, mungesa e përgjegjësive, banjat luksoze, do t’ju bëjnë të bëni seks gjatë gjithë kohës pa pasur nevojë për afrodiziakë.

 Një nga ju do të digjet nga dielli.

Kujdesu ti që t’ia lyesh shpatullat atij, sepse testosteroni e bën kokëfortë dhe nuk e pranon që ka një lëkurë delikate.

 Një prej jush do të llastohet pak kur është fjala për seks.

‘Të dua, por prekja jote djeg si një magmë në lëkurën time’.

 Do të pini shumë shampanjë për të festuar dhe do të jeni pak të përgjumur kur është fjala për të bërë seks.

Mund të zgjoheni ditën tjetër dhe të dëgjoni partnerin që ju thotë ‘Më vjen keq që më zuri gjumi mbrëmë, por tani jam gati për seksin më të mirë që ke provuar ndonjëherë’.

Një prej jush do të ketë një toksikim ushqimor.

Do të mërziteni pak, por është ok

Nëse këto janë pushimet e para tuajat, mund të mos jeni mësuar me bashkëjetesën dhe kjo do të thotë që kur nuk e mbushni kohën me vizita turistike apo kur nuk dilni në restorante, mund të mërziteni pak. Po kjo s’do të thotë që ti ose ai jeni të mërzitshëm. Quajini si momente të qeta me njëri-tjetrin.

 Kur të ktheheni në shtëpi, do të ndiheni më të afërt se kurrë. Do të ktheheni në shtëpi me shumë kujtime, do të njihni rutinën e partnerit, pjatat e preferuara dhe dëshirën e vazhdueshme për të bërë seks dhe këto janë pushimet e Vërteta.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.