Pite pranverore me kungullesha

0
161

Shumë e shishme dhe e shpejtë…

 

Përbërësit:

1 kungulleshkë,

1 kos (200gr),

pak djathë të freskët, të grirë,

3 vezë,

150-160 gr miell,

Pak kripë,

100 gr djathë kaçkavall,

Pak pluhur për pjekje.

Përgatitja:

Kungulleshkën e pastrojmë dhe e grijmë në rende. Kriposeni pak dhe e lini të qëndrojë të lëshojë lëngun e vet.

Më pas kullojmë kungulleshkat, shtojmë vezët, djathin, kosin, miellin e përzier me pluhurin për pjekje dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak kripë.

Masa duhet të jetë trashësi e mesme, pra varësisht sa keni mundur të kulloni kungulleshkat, mund të shtojmë dhe pak miell.

Masën e hedhim në kallep të lyer ose mbuluar me letër për pjekje.

Përsipër hedhim kaçkavallin e grirë në rende dhe pjekim në furrën e parangrohur në 200 gradë për 35-40 minuta.

E servirim të ngrohtë me kos sipër ose sipas dëshirës.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here