Petë sfoliatë me brokoli dhe djathë

0
4

Tartat e kripura janë gjëja më praktike që mund të gatuani, pa e vrarë shumë mendjen dhe me ato përbërës që ju gjenden në shtëpi! Bëni eksperimente me perimet që keni, do të jetë gjithmonë e shijshme, si në rastin e petëve sfoliatë dhe brokolit!

Përbërësit: 

  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 thelpi hudhër
  •  300g brokoli të pastruar
  • 1 petë sfoliatë
  • 200g mocarela
  • 4 vezë
  • 300ml qumësht
  • 1 lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper i zi

Përgatitja:

  • Nxehim furrën në 175 gradë C.
  • Në zjarr të ngadaltë shkrijmë gjalpin, shtojmë qepën, hudhrën dhe si të jenë zbutur pak, shtojmë brokolin.
  • Petën e presim në formë rrethore, dy gisht më të madhe se diametri i tavës. Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim petën. Mbi të shtojmë perimet e mësipërme.
  • Në një tas rrahim vezët me qumështin, i shtojmë djathin, kripën e piperin dhe e hedhim mbi perimet.
  • E pjekim në furrën e nxehtë për 35 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë. E lëmë të ftohet 10 minuta para se ta shërbejmë. Ju bëftë mirë!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here