Mushkëri pule me domate e ullinj

0
16

Provojeni këtë recetë të shishme të cilen të gjithë do ta dëshirojnë…

 


Përbërësit

700 gr mushkëri pule

400 gr domate të konservuara

100 gr ullinj

1 kokë qepë

1 karrotë

2 thelpinj hudhre

0,5 decilitër vaj

2 decilitra supë pule

200 gr oriz

melmesa

kripë

Biber i zi

Hapat

Qepa dhe domatet e konservuara priten në katrorka, ullinjtë priten në rrathë, karrota grihet trash nerende, ndërsa hudhra grihet shumë imët.

Mushkëritë e pulës kaurdisen derisa të skuqen në vaj të nxehtë, pastaj mb, to derdhet supë pule, mbulohen dhe kaurdisen në temperaturë mesatare derisa të zbuten.

Në tenxhere të veçantë, në pak vaj ullir, kaurdiset qepa, shtohen hudhra e karrota, pastaj domatet e konservuara dhe ullinjtë, u hedhen mëlmesa sipas shijës dhe kaurdisen duke shtuar ujë kohë pas kohe, sipas nevojës derisa të fitohet një masë kompakte.

Nga fundi i kaurdisjës shtohen mushkëritë dhe të gjitha kaurdisen bashkë edhe pak.

Orizi zihet në ujë me kripë dhe shërbehet si garnir me mushkëritë.

Ju bëftë mirë!

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.