Molla të karamelizuara

0
37

Të gjithë fëmijët i pëlqejnë mollët e karamelizuara dhe në këtë artikull do ju tregojmë se si t’i bëni në kushtet e shtëpisë. Në fakt, këto mollë janë të përshtatshme për persona mbi 18 vjeç që keni në shtëpi, pasi përmbajnë alkool.

Përbërësit

  • Një mollë
  • Vodka
  • Disa karamele

Përgatitja

  • Priteni një mollë në copa mesatare dhe futini në gota rakie.
  • Gotat mbushini me vodka dhe lërini mollët brenda për rreth një orë, në mënyrë që të “dehen” mirë.
  • Pasi të kalojë një orë, hiqini copat e mollës nga gotat me vodka dhe vendosini në një letër kuzhine.
  • Pasi të jenë tharë, futini mollëve nga një shkop lëpirëseje.
  • Pas kësaj, merrni një tas të vogël me karamele dhe shkrijeni në mikrovalë, për rreth një minutë.
  • Hidhini pak qumësht dhe përziejeni karamelin e shkrirë, në mënyrë që ta holloni paksa.
  • Futini mollët me shkop në karamel.
  • Nëse dëshironi, mund që t’i hidhni sipër arra ose lajthi të thërrmuara.

Ju bëfshin mirë!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here