Moda e viteve ’80 rikthehet dhe në kuzhinë

0
15

Përveçse në veshje, grim dhe shumë aspekte të tjera të lifestyle, moda e viteve ’80 është rikthyer dhe në kuzhinë. E kemi fjalën për kuzhinën ndërkombëtare, më saktësisht për atë italiane.

Recetat e asaj kohe kanë frymëzuar shumë shefa dhe klientëve u pëlqejnë këto pjata. Në atë kohë ata kanë qenë shumë të rinj dhe kanë nostalgji për ato pjata.

Për më tepër, kthimi i vëmendjes në të shkuarën nuk është diçka e re në kuzhinë: me përjashtime të rralla, kryesisht të natyrës teknike, në kuzhinë është shumë e vështirë të bësh shpikje.

Dhe zakonisht, shpiket aty ku nuk ka shumë traditë dhe shumë produkte si të Italisë. Për shembull danezi Rene Redzepi, guru i Noma, ka krijuar një stil të ri nga asgjëja ‘New Nordic Cuisine’, në fillim të viteve 2000, duke qenë se nuk kishte shumë alternativa.

Tani nën lenten e shefave janë pikërisht vitet ’80. Si mund të harrohen tortelini i shefit, me pana, proshutë dhe bizele? Po kupa me martini dhe karkaleca në salcë rozë si antipastë? Ishte koha e shijeve barok të peneve me salmon dhe vodka, të rizotos me shampanjë, karpaços me rukola, djathë grana e parmixhano ose lazanjave të gjelbra. Sot, disa kuzhinierë kanë përgatitur një menu të plotë si homazh për të shkuarën dhe në veçanti të asaj periudhe.

Shihni fotot në galeri.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here