Letra e një gruaje 40 vjeç/Pasi babi u nda nga jeta mora mamanë në shtëpi, më është bërë jeta ferr

0
802

Letra që do të lexoni më poshtë është dërguar nga një grua në të 40-at e saj, nënë e dy fëmijëve dhe bashkëshorte e lumtur ! Nuk e mendone ndonjëherë se do të gjendej në një situatë të tillë dhe kërkon mendimin tuaj !  Fotoja eshte ilustruese

Jam një bashkëshorte e lumtur, nënë e dy fëmijëve, një grua që punon për t’i plotësuar çdo nevojë e dëshirë fëmijëve, por se kisha menduar ndonjëherë se në të 40-at e mia, do të “shndërrohesha” vetë në një fëmijë. Pasi babi u nda nga jeta një vit më parë, mamaja e cila jetonte e ndarë prej meje, më shprehu dëshirën tërthorazi që donte të vinte të jetonte me mua! Ndihej e vetme dhe sigurisht mundësinë e azilit nuk e çoja ndërmend. Jam me fat për bashkëshortin që kam ,sepse e kuptoi vetë situatën dhe ishte ai që i tha mamasë sime të vinte të jetonte me ne ! Mundësitë i kishim, ndaj nuk pritëm gjatë dhe e morëm menjëherë në shtëpi! Kisha harruar si ishte të kishe “një të tretë” në shtëpi që nga koha kur isha fejuar ! Vjehrri me vjehrrën jetojmë më vete, dhe deri në momentin që u bëra nëna, kisha qenë vetë Zot vetë shkop në shtëpinë timë.

Por sa erdhi mamaja në shtëpi, gjërat u kthyen përmbys. Që nga ai moment unë nuk jam më 40 vjeç për mamanë, por 7, sa vajza ime! Jo vetëm që ndërhyn në çdo gjë, por nuk më lë të bëjë asgjë pa e “kontrolluar” ajo më parë, apo pa dhënë mendimin e saj! Pse nuk e zë vetë kosin, pse këtë qumësht pinë fëmijët? Ç’janë këto çereali ? Me gjalp e me djathë të kam rritur unë, e s’u sëmure asnëjherë” Po s’bëri ena fësh fësh, nuk është larë si duhet e sa e sa kritika të tilla. 

Më duket vetja e paaftë sepse i vë bisht çdo gjëje ! E kuptoj që ajo nuk m’i thotë për të më mërzitur, por unë jo vetëm që mërzitem ,por nxehem aq shumë saqë imagjinoj si do të ishte pot a kisha çuar në azil. Mami është në moshë të thyer dhe nuk e kupton që i ka ikur koha të komandojë e të japë urdhra, por unë s’dua t’i flas se preket dhe e vuan më shumë se unë! Dua t’i jap një zgjidhje kësaj situate sepse më duket sikur nuk jam në shtëpinë time.

//living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.