Krepa me kajmak

0
35

Krepa me kajmak është mëngjesi ideal për të nisur një ditë si kjo. Përbërës ekonomik, recetë e thjeshtë dhe në përfundim do të merrni meritat dhe falenderimet nga të gjithë pjesëtarët e familjes!

Përbërësit:

  • 2 vezë,
  • ½ gote qumësht,
  • ½ gotë ujë,
  • 1 gotë kajmak,
  • 6 lugë gjelle miell,
  • ½ lugë çaji kripë.

Përgatitja:

  1. Në një enë hidhni të gjithë përbërësit përveç miellit. I përzieni dalëngadalë dhe më pas shtoni miellin.
  2. Në një tigan të vënë në zjarr hidhni vajin.
  3. Merrni masën e përftuar dhe e derdhni në tigan me ndihmën e lugës. Krepat i shërbeni me mjaltë dhe kajmak. Ju bëftë mirë!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here