Këto janë ushqimet që duhet të hani në menopauzë!

0
70

Menopauza mund të jetë një periudhë shumë e vështirë dhe asnjë grua nuk i shpëton këtij “udhëtimi” në jetë. Trupi fillon të ulë prodhimin e estrogjenit. Natyrisht këtë ritëm mbajnë dhe testoteroni dhe progesteronit.

Mos-pasja e ciklit menstrual duket fantastike, por çekuilibrimi i hormoneve jep problemet e veta tek trupi i femrës.

Afshet e nxehta që ju shoqërojnë gjithë ditën, djersitjet e natës që shpesh ju zgjojnë nga gjumi, rënia e dëshirës për marrëdhënie seksuale që shoqërohet me tharje të vaginës, ankthi, ndryshimet e humorit dhe shtimi në peshë janë disa nga simptomat e menopauzës që përjeton një numër i madh grash.

Disa këshila të vlefshme janë: 

Mbroni kockat tuaja me ushqime me shumë kalcium
Gjatë menozpauzës bie prodhimi i estrogjenit çka na vë në rrezik shfaqjen e osteoporozës dhe sëmundjeve të zemrës. Kërkimet tregojnë që gratë që marrin kalcium së bashku me vitaminë D kanë kocka më të forta dhe më pak mundësi për fraktura. Sasia ditore e lejuar e kalciumit për gra nga 19-50 vjeç është 1000 mg, ndërsa gratë mbi 50 vjeç duhet të marrin 1200 mg në ditë. Ngrënia e shumëllojshme e ushqimeve të pasur me kalcium do t’ju sigurojë kocka më të forta gjatë menopauzës ku përfshihen kos me pak yndyrë (1 kupë = 415 mg), qumësht me pak yndyrë (1 kupë = 295 mg), lëng portokalli (1 kupë = 500 mg), sardele (85 gramë = 270 mg), salmon (85 gramë = 270 mg)  dhe brokoli (1 kupë, e gatuar = 60 mg), dhe tofu (1/2 kupë = 227 mg).

Hani yndyrna të shëndetshme për luhatjet e humorit
Luhatjet e humorit dhe ankthi mund të jenë të padurueshme gjatë menopauzës dhe duke shtuar vitaminën B dhe yndyrat e omega-3 mund të arrijmë ti reduktojmë këto simptoma. E rëndësishme është të mos jeni të ashpër me veten dhe të kuptoni që nuk jeni duke u çmendur. Mosbalancimi i hormoneve kërkon që të konsumojmë ushqime të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe vitamina B. Shtoni sasinë e këtyre të fundit duke ngrënë peshk si salmon 2 ose 3 herë në javë.

Shtoni fibrat duke evituar shtimin në peshë
Trupi gjatë kësaj periudhe të vështirë kërkon të zëvendësojë hormonet e çmuara dhe ndërsa indi dhjamor është një mbartës natyral i estrogjenit, ul funksionin, çka bën që dhjami fillon e zë vend në pjesën rreth belit. Për fat ushqimet e pasura në fibra kanë treguar se reduktojnë shtimin në peshë gjatë menopauzës.

Përfshini ushqimin mesdhetar për të reduktuar afshet
Afshet e nxehta mund të jenë shumë bezdisëse gjatë natës së bashku me djersitjen. Rënia e estrogjenit shkakton ndjesi vape, faqe të skuqura dhe djersitje. Por dieta mesdhetare duket se ndikon në reduktimin e këtyre simptomave. Studimet e fundit tregojnë se afshet e nxehta gjatë menopauzës bien me 20 për qind nëse gratë ushqehen me dietë mesdhetare të shoqëruara me mes-vafte të pakta dhe shëndetshme. Kjo dietë përfshin shumë fruta, perime, vaj ulliri dhe verë të kuqe.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here