Ju mendoni se e pastroni mirë shtëpinë tuaj, por këto 4 gabime i bëni përditë

0
18

Kur ti i kushton shumë kohë pastrimit të shtëpisë, është paksa surprizuese kur mëson se disa zakone të përditshmërisë, mund të jenë të gabuara.

Për të gjitha zonjat që janë ose jo të fiksuara me pastrimin e shtëpisë, ne kemi disa këshilla për ju. Nëse deri tani i keni bërë këto gabime, lajmi i mirë është se pasi të lexoni këtë artikull, do ta kuptoni gabimin, dhe nuk do e përsërisni nesër kur të pastroni sërish shtëpinë. Ju nuk do të lodheni më shumë, thjesht do të dini se çfarë është e gabuar ose jo. Më poshtë do të mund të lexoni gabimet që bëni shpesh pa e kuptuar, dhe me siguri më pas do t’i rregulloni këto gabime.

Pastroni celularin tuaj 
Një telefon celular ka më shumë mikrobe se një tualet, prandaj është e këshillueshme që ju të pastroni celularin tuaj sa më shpesh.

Mos përdorni sfungjerin e enëve për të pastruar mikrovalën
Një sfungjer për çdo pastrim? Jo! Sfungjerin që përdorni kur pastroni mikrovalën, nuk duhet ta përdorni më për të larë enët. Në mikrovalë ka shumë mikrobe, dhe sugjerohet që sfungjeri të hidhet kur pastrohet mikrovala.

Mos përdorni letrat higjenike për të larë xhamat 
Nëse kur pastroni në tualet, përdorni me shpejtësi letrat higjenike për të larë xhamat, mos e bëni atë gabim. Ato duket sikur e pastrojnë për momentin xhamin, por më pas xhami do të mbushet me vija.

Hapeni gjithmonë derën e lavatriçes 
Pasi proçesi i larjes së rrobave në lavatriçe ka përfunduar, e mira është që ta lini derën e lavatriçes të hapur. Nëse ju e mbyllni derën, nga lagështira do të krijohet myk, dhe ju këtë gjë duhet ta evitoni. Nga myku në lavatriçe do të ketë një aromë të pakëndshme. Fatmirësisht, kjo gjë mund të zgjidhet lehtësisht, thjesht duke e lënë paksa derën e lavatriçes hapur.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.