Ide fantastike për një drekë të shëndetshme

0
56

Koha e drekës është vakti nga i cili mund të përfitoni që të keni një fizik dhe mëndje të shëndetshme.

Por, vezët janë disa nga elementet që patjetër duhet të jenë pjesë e kuzhinës tuaj për të përmbushur stomakun tuaj për këtë vakt.

Prandaj një ide fantastike për një drekë të duhur tipike për ju, qëndron dhe një recetë e njohur si vezë mbretërore.

Për të realizuar një gatim të tillë ju nevojitet:

8 vezë, 40 gr gjalpë, 150 gr oriz, kripë, majdanoz i grirë, 20 gr djathë parmesan.

Për salcën: 50 gr gjalpë, 30 gr miell, 500 ml qumësht, 1 lugë gjelle erëza të thata, piper, lëng limoni, 100 ml salcë kosi (pavllakë).

Përgatitja:

Përgatitni vezët e posaçërisht salcën e beshamelit duke nxehur gjalpin, përzier miellin dhe të gjithë së bashku duke i skuqur për një kohë të shkurtë. Pastaj hidhni qumështin e ftohtë, shtoni erëzat dhe zieni për rreth 5 minuta derisa salca të trashet. Shtoni pak lëng limoni, piperin dhe salcën e kosit. Në një enë të veçantë, në gjapë të nxehur, skuqni orizin dhe hidhni rreth 300 ml ujë, pak kripë dhe skuqni për gjysmë ore. Përzieni majdanozin e grirë dhe renditni orizin në pjatën për shërbim. Në të dekoroni disa vezë të prera prej së gjati, hidhni salcën e përgatitur dhe sasi të vogël të djathit parmesan. Piqeni për rreth 15 minuta, në 220 gradë.

Përveç kësaj recete, në kohën e drekës tuaj ju mund të shtoni edhe toptha të vegjël me vezë e proshutë!

Për të gatuar një ushqim të tillë ju nevojitet:

300 gr proshutë, 2 qepë të reja, 3 vezë të ziera, 1 lugë erëza të thata, 2 të bardha të vezës.

Përgatitja:

Vezët dhe proshutën preni në copa të vogla, hidhni në blender dhe bluani. Llokoçisni të bardhat e vezës, erëzat dhe qepët e reja. Me duar të lagur formoni toptha dhe renditni në letrën për pjekje dhe piqeni në furrë në 200 C për rreth 25 minuta. Sipas femra.net, ky ushqim shërbehet me patate të ziera ose oriz.

//klankosova/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here