Humbisni në peshë derisa flini

0
366

Shumica e njerëzve kanë provuar thuajse çdo gjë për të rënë në peshë, që nga sportet ekstreme deri në ushtrimet e rregullta.

 

Megjithatë, shumë shpejt pasi nuk bëjnë ushtrime ata fillojnë të shtojnë sërish në peshë.

Sot, ne do t’iu propozojmë një mënyrë shumë të thjeshtë se si të largoni kilogramët e tepërt ndërsa flini.

Si funksionon?

Çdo trup djeg kalori dhe yndyrë pasi ushqehemi. Gjatë ditës, koha ndërmjet vakteve mund të jetë shumë e paktë për të djeguar mjaftueshëm kalori dhe yndyrë. Karbohidratet janë ato që digjen së pari si burim energjie i qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, yndyrnat nuk shndërrohen në mënyrë të vazhdueshme kështu që ruhen në trup për një periudhë më të gjatë kohe.

Ne nuk lëvizim kur flemë, kështu që trupat tanë nuk përdorin karbohidrate për t’i konvertuar në energji. Këta karbohidrate konvertohen në yndyrna. Duke zëvendësuar qelizat e vdekura, trupi përtërin veten gjatë gjumit. Yndyrnat përdoren për të zëvendësuar qelizat e vdekura, kështu që trupi i djeg për të riparuar qelizat dhe indet e dëmtuar.

Megjithatë, 8 orë janë të nevojshme për të tretur vaktin tuaj të fundit, për ta përpunuar dhe për të përtërirë trupin.

Metoda ideale për të hequr kilogramët e tepërt ndërsa flini është që të konsumoni vaktin e fundit të ditës në orën 19:00 dhe pastaj të konsumoni mëngjesin e ditës tjetër në 7:00. Ndërmjet këtyre dy vakteve nuk duhet të konsumoni asgjë. Nëse jeni në gjumë gjatë shumicës së kësaj kohe, kjo nuk do të jetë aq e vështirë.

Por, cili është ushqimi ideal për t’u konsumuar?

Kjo metodë e mahnitshme dobësimi nuk përfshin ushtrime dhe as ndonjë plan diete, kështu që nuk është kaq impenjative. E vetmja gjë që duhet të respektoni është kur të (mos) hani.

Sipas North Carolina Research Campus, çaji jeshil, manaferrat blu, erëzat dhe frutat djegin yndyrna ndërsa flemë.

Ky agjërim 12-orësh është gjithashtu shumë i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti. Trupi ynë detoksifikohet vetë gjatë kësaj periudhe.

//ekonomiaonline/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here