Horoskopi/Çfarë duhet të hani sipas shenjës suaj

0
257

Ne të gjithë e dimë se duhet t’i kushtojmë vëmendje ushqimeve të cilat i konsumojmë, dhe të kuptuarit e dobësive tona, mund të na hapë sytë në konsumimin e ushqimit të shëndetshëm. 

  • Shenjat e zjarrit si, Dashi, Luani dhe Shigjetari, janë konsideruar si shenjat që posedojnë energjinë më të madhe dhe vitalitetin nga të gjitha shenjat e tjera.
  • Shenjat e ajrit: Binjakët, Peshorja dhe Ujori konsiderohen si grupi i dytë më vital i zodiakut, edhe pse më shumë të ndikueshëm ndaj stimujve të jashtëm. Shenjat e ujit: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit janë më të ndryshueshmit emocionalisht dhe për këtë arsye edhe oreksi i tyre ndryshon.
  • Shenjat e tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi posedojnë vendosmëri të madhe dhe durim.

Këto ishin vetëm disa nga karakteristikat e grupeve, në të cilat, të 12 shenjat e zodiakut përfshihen.

Ne do të njihemi me mënyrën sesi duhet të hanë këto shenja. Ndoshta kjo do t’ju ndihmojë të ushqeheni siç duhet dhe të mësoni sesi reagon organizmi juaj, sepse kujdesi nuk është kurrë i tepërt.

Shenjat e zjarrit: 

Dashi/Luani/Shigjetari
Organizmi i shenjave të zjarrit funksionon për mrekulli. Trupi i tyre djeg kalori në mënyrë të admirueshme. Elementi i zjarrit, të cilit këto shenja i përkasin, i ndihmon që të djegin të gjitha toksinat, viruset, bakteret dhe kërpudhat. Organizmi i shenjave të zjarrit i lufton sëmundjetPër të lindurit e zjarrit, kur është fjala për ëmbëlsira, harrojnë se sapo kanë ngrënë. Një ëmbëlsirë e veçantë mund t’i bëjë ata më të lumturit në botë.

Por kur te shenjat e zjarrit humbet ekuilibrin, nuk është shenjë e mirë. Kjo pasi të gjithë Dashët, Luanët dhe Shigjetarët rrezikojnë të vuajnë nga hipertensioni, nervozizmi dhe problemet me ulçerën. Ja se çfarë duhet të hani dhe çfarë jo.

Hani: Karota, rrepa, panxhar
Shmangni: Ushqimin pikant, mishin e kuq
Rekomandohen: Kamomili, balsam limoni, valeriana
Nëse e shihni që zjarri është ulur në organizmin tuaj, atëherë ju duhet të konsumoni ushqime të cilat janë të ngrohta, të lehta dhe aromatike. Shmangni ushqimet e ftohta.

Dashi
Hani: 
oriz kaf, banane, lëng frutash, ullinj, domate, qepë, lulelakër, spinaq, kajsi të thata, kunguj, brokoli, fasule dhe arra.
Shmangni: ushqimin pikant, kripën dhe alkoolin.

Luani
Hani: 
drithëra, oriz, qitro, mollë, pjeshkë, patate, karota, panxhar, kale, spinaq, brokoli, të gjitha bimët jeshile, arrë, bajame, fara luledielli.
Shmangni: ushqimin me erëza dhe bulmetrat.

Shigjetari:
Hani: 
të gjitha drithërat, dardhë, mollë, portokall, luleshtrydhe, të gjitha perimet me rrënjë, hudhra, fiq.
Shmangni: ushqimet pikante, sheqernat dhe alkoolin.

Shenjat e Ajrit:

Binjakët/Peshorja/Ujori
Ajri është ai që sundon të gjithë Binjakët, Peshoret dhe Ujorët. Këto shenja janë shumë të shkathët në kapërcimin e pengesave gjatë rrugës së tyre drejt qëllimeve që u vënë vetes. Hiperaktiviteti i tyre iu sjell jo pak probleme, i lodh mendërisht. Rimerrni veten me ushqime të dashura shenja të ajrit. Tabela e mëposhtme ju tregon se çfarë ushqimesh i lejohen këtyre shenjave.

Hani: ushqime të lehta në avull, perime, arra, bukë të thekur
Shmangni: ushqimet e përpunuara, produktet me maja dhe sheqernat e përpunuara
Rekomandohen: enzimat, të cilat ndihmojnë në përthithjen e ushqyesve të duhur
Kur elementi i ajrit ulet, sistemi imunitar dobësohet. Hani shumë ushqime të papërpunuara, lëngje, perime dhe fara.

Binjakët
Hani
: Lehtë dhe shijshëm. Mirë është që proteinat t’i merrni nga mishi i pulës dhe peshku.
Shmangni: pijet e gazuara.

Peshorja
Hani:
 djathë pa yndyrë, domate, spinaq, bizele dhe të gjitha perimet e tjera. Rekomandohen edhe frutat e thata, bëjnë shumë mirë për peshoret.
Shmangni: sa më shumë produktet e mishit.

Ujori
Hani
: ushqimet e traditës sepse janë të parapëlqyera për ujorin, por kujdes, pasurojeni menynë tuaj me sa më shumë perime.
Shmangni: zëvendësojeni gjalpin me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Shenjat e ujit:

Gaforrja/Akrepi/ Peshqit
Shenjat e ujit karakterizohen nga një organizëm mjaft i ndjeshëm dhe priren që të preken nga bakteret e ndryshme me origjinë mykotike. Të gjitha shenjat që qeverisen nga uji, kanë një metabolizëm shumë të ngadaltë, me tretje jo shumë të mirë dhe kanë një asimilim të keq të lëngjeve. Prandaj duhet të tregohen veçanërisht të kujdesshëm në atë çfarë konsumojnë, shumë aktivitet fizik dhe kujdes për lëkurën e thatë.

Hani: Perime në avull, fruta, fasule
Shmangni: Ushqimet e yndyrshme, ëmbëlsirat, ushqimet e shpejta, kripën
Rekomandohen: Borziloku, dëllinja, majdanozi, hudhra, gjethet e ullirit

Gaforrja
Hani
Tërshërë, fruta të ndryshëm përfshirë dhe bananet, perime të ndryshme, kastravec dhe të gjithë sheqernat natyralë.
Shmangni: Ushqimet e shpejta, sheqernat e përpunuara.

Akrepi
Hani
: Frutat ekzotikë, prodhimet e detit, perimet dhe frutat e freskët.
Shmangni: ushqimet e rënda me yndyrë.

Peshqit:
Hani
: të gjitha perimet, përveç shpargujve. Shumë pak mish gjatë dimrit. I thoni “po” të gjitha prodhimeve të detit.
Shmangni: karbohidratet, ëmbëlsirat, alkoolin.

Shenjat e tokës:

Demi/Virgjëresha/Bricjapi
Toka është elementi dominues për këto shenja. Për pasojë, organizmi tyre është disi më rezistent se ai i shenjave të ajrit. Megjithatë, shenjat e tokës e kanë një pikë të dobët: Ato priren të kenë probleme me peshën dhe shpesh herë stomaku i tyre nuk i përpunon aq mirë ushqimet. Prandaj këto shenja vuajnë nga sëmundjet e stomakut. Jeta aktive është çelësi i shenjave të tokës. Kujdes me kalciumin, sidomos femrat e këtyre shenjave.

Hani: Shumë fruta, lakra, erëza, lëngjet natyralë të frutave dhe supat vegjetariane
Shmangni: Yndyrnat, ushqimet e rënda 
Rekomandohen: Tonikët bitter, spec pikant, xhinxher dhe piper i zi

Demi
Hani
: sa më shumë fruta, perime, vezë, por vetëm të bardhën e tyre. Lakra brukseli, lakër të bardhë, peshk dhe pulë.
Shmangni: Ushqimet me shumë yndyrna.

Virgjëresha
Hani
: Drithërat janë shumë të preferuara për të gjitha virgjëreshat, por edhe ju bëjnë mirë. Buka e zezë, tërshëra, perime të ndryshme, sallata e frutave, çaji dhe bajamet.
Shmangni: Çokollatat, ushqimet e pasura në yndryna si mishi i gicit, qengjit e të tjera.

Bricjapi
Hani:
 Orizi është shumë i mirë për bricjapët, në fakt disa prej tyre e kanë dhe pjatën e preferuar. Patatet, agrumet, perimet, sidomos nëse serviren me erëza. Kikirikët, fiqtë dhe farat e kungullit veprojnë mirë në trupin e bricjapëve.
Shmangni: Ushqimet e shpejta dhe alkoolin e tepërt.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here