Çfarë duhet të dimë për wine tour!

0
7

Një kantinë është një destinacion për të cilën vlen të udhëtosh drejt saj. Në botë të njohura si wine tour, ato janë udhëtime të planifikuara për të zbuluar dhe shijuar atë fryt të mirë nga shfrytëzimi i denjë i natyrës.

Vizita fillon me një përshëndetje të ngrohtë midis vreshtave ku flitet mbi varitetet e rrushit dhe shërbimet e kryera rreth saj e vijon me vizitën brenda kantinës me qëllim njohjen e procesit të prodhimit dhe të ruajtjes. Pa harruar pjesën më të dashur bodrumin dhe dhomën e degustimit për të cilat fjalët janë të pakta kundrejt dëshirës për të shijuar apo degustuar verë.

Por çdokush që dëshiron ta realizoj këtë ide fantastike duhet të njihet me disa rregulla bazë: 

Së pari planifikoni dhe prenotoni. Kantina është një industri në vetvete dhe ju nuk mund të shkoni papritmas duke ndalur kështu punën e tyre. Nëpërmjet prenotimit ju angazhoni një staf që kujdeset po ashtu edhe për atë ç’ka ju do komsumoni ndërkohë që pini verë. Disa prej tyre parapëlqejnë t’iu njohin edhe me ushqimet tradicionale të zonës.

Prenotimet mund të kryhen nëpërmjet telefonatave apo adresave të emailit ku ju jepni të dhëna mbi numrin e vizitorëvë që do iu bashkangjiten, datën dhe orarin e vzitës.

Gjatë përgatitjes duhet të keni parasysh të përzgjidhni veshje komode të cilat e ruajnë freskinë. Shpesh herë shëtitjet midis vreshtave janë të lodhshme dhe rrezet e diellit janë të pashmangshme.

Merrni me vete ujë jo vetëm për të shuar etjen. Pirja e ujit do të pastroje gojën tuaj për t’iu lejuar të dalloni më saktë shijet që do pikasni në verën që do provoni. Mos nguroni ta kërkoni edhe nga kantina.

Sigurohuni që atë ditë të mos keni hedhur parfum të rëndë, aroma e së cilës do ndikonte drejtpërdrejtë tek verërat që i janë nënshtruar vjetrimit. Në bodrum i rezistoni tundimit të prekjes së shisheve dhe luajtjes së tyre nga vëndi. Nëse keni interes të shihni ndonjëren prej tyre mund të merni shishen etiketën e së cilës verëprodhuesi po e prezanton për ju.

Vendoseni gishtin tek një shishe dhe blijeni atë. Ju mund të përfitoni verë të mirë me një çmim ekstra. Ky akt blerje ngjall vlerësim për verëprodhuesin. Jini fjalëpakë, dëgjues të mirë dhe aventurier. Flisni mbi gjërat më interesante që vështruat të cilat e bëjnë të veçantë këtë kantinë. Duke u larguar shprehni sugjerimet tuaja sepse për ç’do biznes konsumatorët kanë gjithmonë të drejtë!

Marjeta Istrefi/Enologe 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.