Brusketa me Avokado

0
14

Kjo recetë është kaq e thjeshtë për t’u përgatitur dhe përbërësit mund t’i gjeni lehtësisht.

Përbërësit
  • 1/2 bagetë
  • 100 gr gjalpë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • avokado
  • domate
  • qepë e kuqe
  • kripë
  • piper
Përgatitja
1.
Vendosni gjalpin dhe 1 lugë gjelle vaj në një tigan dhe shkrijini në temperaturë mesatare.
2.
Prejeni bagetën në copa mesatare dhe renditini në tigan. Skuqini për 30 sekonda dhe më pas vendosini në një pjatë.
3.
Bëjeni avokadon pure dhe kombinojeni me domatet e grira, qepën, pak kripë dhe piper. Përziejini mirë.
4.
Vendosni mbi çdo copë bagete pak nga përzierja me avokado./Shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.