Blerina Bombaj: 8 zakone që dëmtojnë veshkat!

0
64

Veshkat janë organi i “filtrimit” të gjakut të cilat janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve të panevojshme të metabolizmit. Si çdo organ tjetër, ato janë jetësore dhe shëndeti i tyre duhet të jetë prioritet.

Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që bëjmë në “kurriz” të veshkave:

1. Konsumi i pakët, i pamjaftueshëm i ujit: Femrat duhet të konsumojnë minimalisht 1,5 litra ujë natyral në ditë dhe meshkujt 2 litra/ditë.

Uji ndihmon hollimin e përqendrimit të mbetjeve metabolike dhe toksike, kështu ato nuk dëmtojnë veshkat!

2. Konsumi i tepruar i kripës: konsumi mbi 6gr/ditë i kripës së zakonshme i vendos veshkat në “stres” duke rritur tensionin arterial!

3. Proteinat shtazore, sidomos të mishit të kuq: rrisin punën e veshkave për të shkarkuar amoniakun në urinë, duke i rrezikuar ato të lodhen dhe të humbasin funksionin gradualisht gjatë viteve.

4. Alkooli: edhe pse 1 gotë verë nuk dëmton, konsumi i shpeshtë i pijeve alkoolike i streson dy organet përgjegjëse për detoksikimin e trupit që janë mëlçia dhe veshkat!

5. Kafeina: konsumi i më shumë se 3 kafeve në ditë, ashtu sikurse kripa, rrit tensionin arterial duke i sforcuar veshkat të shkarkojnë më shumë kafeinën dhe kripën!

6. Abuzimi me ilaçet qetësuese: shumë njerëz marrin qetësues me dhimbjen më të vogël. Ky është një gabim sepse ilaçet mund të dëmtojnë rënde veshkat dhe mëlçinë nese merren vazhdimisht.

7. Pagjumësia: mungesa e gjumit nuk i jep trupit mundësinë të riparojë indet e dëmtuara. Kështu, sikurse shumë sëmundje lidhen me pagjumësinë, një ndër to janë edhe sëmundjet e veshkave.

8. Injorimi i nevojës së urinimit dhe shtyrjet e gjata: ky zakon i vendos veshkat në rrezik të inflamimit.

Për të forcuar shëndetin e veshkave konsumoni ushqime si zarzavatet : brokoli, lulelakra, lakra, fruta të athta si: mollët jeshile, thanat, rrushi i kuq, proteinat e shëndetshme si: vezët e fshatit sidomos të bardhën, peshkun e egër, qepët dhe hudhrat, vajin e ullirit cilësor dhe agrumet!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.