Të jesh prind… Të zgjatet jeta

0
36

Prania e të paktën një fëmije në jetë mund të të zgjasë jetën.

Një arsye më shumë për të qenë prind

Nga disa studime doli se duke qenë prind mund të të zgjatet dhe përmirësohet cilësia e jetës.  Ky konfirmim vjen nga Suedia i botuar në Journal of Epidemiology.

Deri në dy vjet më gjatë

Studimi tregoi se në moshën 60 vjeç, jetëgjatësia mes atyre që kishin fëmijë dhe atyre që nuk kishin pasur kurrë një fëmijë bënte që të jetonin dy vjet më gjatë. Sondazhi analizoi të dhënat kombëtare të pothuajse një milion e gjysmë njerëzish; 725 mijë gra dhe 704 mijë burra.  Ndër karakteristikat e vëna re ishin gjinia e çdo pasardhësi, niveli arsimor dhe faktorë të tjerë. Të dhënat për rrezikun e vdekjes sipas moshës u llogaritën dhe kaluan vit pas viti ndërmjet atyre që ishin prindër dhe atyre që nuk ishin.

Rreziku i vdekjes natyrisht rritet me moshën, pavarësisht nga prania e fëmijëve.

Sigurisht që fakti i të qenit prind apo jo bën dallime në aspektin e jetëgjatësisë. Kur je në një moshë të thyer ke nevojë për mbështetjen e të paktën një fëmije. Gjithashtu duket se kjo gjë zvogëlon rrezikun e vdekjes, pavarësisht nga gjinia.

Më shumë përfitime për baballarët

Babai është ai që përfiton më shumë nga prania e një fëmije dhe të qënit prind. Për një 80-vjeçar që ka fëmijë përqindja e rrezikut të vdekjes gjatë vitit është rreth 7.4%, një përqindje që rritet në 8.3% për ata që nuk kanë një fëmijë.  Por sigurisht që ndikon edhe martesa e cila e bën një njeri të jetojë sa më gjatë.  Për këtë arsye është mirë që të keni praninë e një njeriu që të kaloni jetën bashkë.  Siç sugjerojnë hulumtuesit, studimi është bazuar në vëzhgime të thjeshta dhe nuk mund të ketë përfundimë të caktuara në lidhje me marrëdhëniën mes prindërve dhe jetëgjatësisë.  Megjithatë, një gjë është e sigurt se njerëzit pa familje përballen me më shumë probleme pleqëri.

//pernenat/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here