5 gabime që vajzat shqiptare bëjnë me vetullat

0
25

Vetullat janë gjysma e bukurisë …në rregull le të themi që janë shumë të rëndësishme për pamjen tonë. Ndryshimi i formës së vetullave i bënë njerëzit të duken ndryshe.

Për vajzat është shumë e rëndësishmëme mirëmbajtja e vetullave, por ndonjëherë edhe një “gabim” i vogël mund të japë një efekt të padëshiruar. Dhe në rrugë rastis të shohim lloj-lloj vetullash, që në disa raste lënë shumë për të dëshiruar. Por cilat janë gabimet që vajzat shqiptare bëjnë më shpesh me vetullat e tyre dhe që duhet të mundohemi t`i shmangim?

1. Ngjyra e theksuar e vetullave
Që nga momenti që dolën në modë vetullat e trasha i kemi parë dhe stërparë vajzat me vetulla të ekzagjeruara si në formë edhe në ngjyrë. Ngjyra e theksuar i bën vetullat të duken false, prandaj mundohuni të qëndroni sa më pranë natyrales.

2.Heqja e vetullave në mënyrën e gabuar
Procesi i heqjes së vetullave është shumë i rëndësishëm dhe ka vajza që preferojnë ta bëjnë vet. Nëse edhe ju hyni në këtë grup duhet të dini që vetullat duhet të hiqen në drejtimin që rriten dhe më e mira është që këtë proces ta bëni pasi dilni nga dushi kur qimet janë më të buta dhe poret janë të hapura.

3.Zgjedhja e një estetisteje të ndryshme çdo herë
Është e rëndësishme, që nëse nuk i rregulloni vet vetullat tuaja, të gjeni një estetiste që të dijë të merret me to. E mira është që t`i qëndroni besnike të njëjtës (nëse rezultati është i kënaqshëm), pasi ajo do të mësojë ta njohë mirë vetullën tuaj dhe atë që ju kërkoni.

4.Nuk i shikoni vetullat me imtësi
Në momentin që hiqni apo mbushni vetullat duhet t`i shikoni patjetër me imtësi hapësirat që kanë nevojë të mbushen dhe pjesët që duhet të pastrohen.

5.Mostrajtimi i vetullave
Vetullat kanë nevojë të trajtohen për t`u dukur bukur dhe të shëndetshme. Zgjidhni produkte natyrale për të trajtuar vetullat, vaji i kastorit, vitamina E dhe xheli i aloe vera-s do t`ju ndihmonin shumë në trajtimin e tyre.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.