Zbuloni tipologjinë e fëmijës suaj bazuar në mënyrën sesi hanë

0
62

Të dashur prindër!

Çdo fëmijë është ndryshe nga tjetri…Përsa i takon mënyrës së të ushqyerit, ata nuk ndryshojnë aspak nga të rriturit, që do të thotë se dhe ata kategorizohen në 4 tipologji:

1- Ata që ushqehen me sy: Të cilët nëse shohin një pjatë të bukur vizualisht, kënaqen. Shija, sasia, përbërësit nuk kanë shumë rëndësi, por ama pjata duhet të duket një vepër arti;

2- Ata që ushqehen me qiellzë: Janë të shijes, kanë nuhatje të përsosur. Për ta, qëllimi i jetës është të shijosh ushqimin. Janë gurme të lindur, kritikë të përsosur dhe gjithsecili prej tyre është edhe kuzhinier i mirë;
3- Ata që ushqehen sipas gjyshërve: Që do të thotë që pëlqejnë ose shtyhen drejt ushqimeve që kanë ngrënë të parët tuaj, pra tradicionalë. P.sh. një shqiptar, sado të ketë lindur në Japoni, nuk e shijon sushin si një japonez, ose një japonez nuk e shijon njësoj tavën e Elbasanit.
4- Ata që ushqehen me bark: Për ta, nuk ka rëndësi as bukuria e pjatës, as shija, por sasia. Nuk pyesin çfarë kanë para, deri sa të ngopen rëndshëm. Gjithashtu hanë shumë shpejt. Ushqimi i tretshëm ngadalë (slow food) i duket si agjërim, ndërsa fast-food-et janë shpëtimi.

Kuptoni se në cilën kategori njerëzish hyni ju dhe fëmija juaj. Kjo, pasi pa e kuptuar dhe pa u bindur, jo çdo gjë shkon në drejtimin e duhur…

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here