Përmes një video, Brada shpalosë kreacionet me të cilat do të prezantohet pas dy ditësh në Javën e Modës në Londër.

Sukseset për kreatoren kosovare Yllka Brada nuk po kanë të ndalur. Ajo po e fillon këtë vit me një sukses të madh për karrierën e saj, duke u bërë kështu pjesë e London Fashion Week, një event i madh i modës që secili nga disenjatorët e ëndërron. Por ja që Brada është ftuar nga Oxford fashion studio dhe punën e saj do ta prezantojë në këtë event më datë 18 shkurt.

Në këtë event çdo vit konkurrojnë mbi 8 mijë disajnerë, përderisa ftohen 8 ose 10 prej tyre. Kësaj radhe në këtë mes ishte edhe kreatorja kosovare Brada, e cila është ftuar pasi që kreacionet e saj janë vlerësuar si shumë origjinale.yllka

“Do të jetë një ngjarje e veçantë dhe shumë me rëndësi për mua dhe për këtë arsye një falënderim i veçantë i shkon të gjithë bashkëpunëtorëve të cilët kontribuuan në realizimin e këtij prezantimi”, është shprehur disenjatorja Brada.

Koleksioni i ri i saj titullohet “You”, ndërsa fytyra kryesore është aktori Astrit Kabashi, por jo vetëm, në një video të lansuar mbrëmë, dedikuar pikërisht Javës së modës në Londër, Brada shpalos kreacionet e saj me të cilat do të prezantohet atje, e në këtë video shihet edhe aktorja Maylinda Kosumoviq, pastaj Ardi Mejzini, Alketa Syla, Ejona Blyta, Labinot Raci, Blerton Gucati dhe Nita Krasniqi, ku në mënyrë mjaft artistike prezantohet puna e kreatores.

Video me të cilën Brada shpalos koleksionin, është realizuar nga Rron Ismajli tek Kafja e Vogël, Alban Hi-dini është përkujdesur për komponim të muzikës, Kafja e Vogël për lokacionin e veçantç dhe Arber Maloku për fotografitë.

Mbetet të shihet prezantimi i disenjatores kosovare në Londër dhe sukseset që do të pasojnë pas kësaj ngjarje. Ky prezantim është mbështetur nga Ministria e punëve të jashtme, Usaid dhe My Place Soho. //femra/

Komento