Vitaminat e lëvores së mollës!

0
203

Shpesh herë na ka ndodhur që gjatë ngrënies së mollës fillimisht e pastrojmë dhe e qërojmë atë! Mirëpo, a keni menduar ndonjëherë se pikërisht lëvorja e mollës përmban vitaminat e shumta?!

Mollën së pari duhet vetëm ta pastroni dhe ta hani me lëvore, sepse lëvorja e saj është më e shëndetshmja. Në lëvoren e saj gjenden shumica e fibrave dhe ju nëse ia hiqni lëkurën, e përgjysmoni sasinë e fibrave.

Po ashtu, në lëvore gjenden edhe shumica e vitaminave, sidomos vitamina C dhe A dhe me heqjen e saj, humben shumica prej tyre.

Përbërësi i cili ndihmon tek problemet me frymëmarrjen, quhet kvarcetin dhe në masë të madhe gjendet në lëvoren e mollës. Studimet tregojnë se personat që hanë pesë apo më shumë mollë në javë, kanë mushkëri më të shëndetshme se sa ata që hanë më pak apo fare. Lëvorja e mollës gjithashtu përmban ata përbërës, të cilët janë të aftë që të pengojnë dhe asgjësojnë qelizat e kancerit. /zeri/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here