Vini një lugë druri kurzieni makaronat!

0
1

Me siguri që nuk doni as ta mendoni se sa e bezddisshme është pjesa kur keni lënë të ziejë diçka në sobë dhe ajo derdhet e tëra mbi të. Veçanërisht kur bëhet fjalë për zierjen e pastave, sepse ju ndërkohë mbase jeni duke bërë diçka tjetër, por ato në anën tjetër të kuzhinës po bëjnë “namin.”

Keni dëgjuar për këtë truk të thjeshtë që përdorin amvisat italiane kur gatuajnë? Nëse jo, mësojeni tani!

Ata përdorin një sekret të vogël kur ziejnë pastat. Pasi kanë hedhur pastat të ziejnë, nuk e mbulojnë tenxheren me kapak, por mbi të vendosin një lugë druri, nga njëri skaj i tenxheres në tjetrin.

Luga e drurit shërben për të parandaluar vlimin e madh të ujit dhe krijimin e një situate shumë të shëmtuar që mund të ndodhë nga momenti në moment në kuzhinë për shkak të derdhjes së lëngut të tyre. Luga e drurit stabilizon flluskat kur ata bijnë në kontakt me me sipërfaqen e saj, duke bërë kështu të mundur tërheqjen e ujit poshtë në tenxhere. Ajo punon në një formë të tillë që tërheq flluskat duke i kthyer më pas në shkumë.

Rekomandohet që të mos përdoret e njëjta lugë pas çdo gatimi të pastave, sepse ato do të ngopen me ujë dhe nuk do të mund të shërbejnë për shumë kohë si “qetësuese” të flluskave të ujit.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here