Vënia e kaktusit në vazo!

0
38

Në përgjithësi njerëzit gabojnë me kaktuset që mbajnë në apartament duke i ujitur shpesh. Kaktuset janë bimë që kërkojnë shumë pak ujë dhe shumë dritë.

Për këtë nevojiten rërë, dhe’, një vazo dhe kaktusi.

Rëndësi ka që të respektohet përzierja e dheut: 50% rërë dhe 50% dhe’. Bëhet përzjerja e rërës me dheun.

Kaktusi është një bimë që pothuajse nuk ka rrënjë dhe rëra favorizon mbirjen e rrënjës së bimës.

Gjithnjë duhet vënë pak dhe në fund të vazos në mënyrë që t’i krijohet mundësia bimës për të krijuar rrënjë në fund të vazos.

Pastaj vihet kaktusi në thellësi të vazos së re dhe hidhet përzjerja e dheut me rërën përqark kaktusit duke pasur kujdes që të ngjeshet dheu me gishta jo shumë fort në mënyrë që të lihet ajri për të qarkulluar midis përbërësve, pra, dheut dhe rërës si dhe rrënjëve të bimës.Pastaj do të ishte mirë të hidhej pak rërë e zezë përqark kaktusit në mënyrë që të ruhet lagështia dhe që vazoja të jetë më e bukur dhe dekorative.

Pasi vendoset kaktusi në vazo, nuk duhet harruar ujitja e bimës. Kaktusi ujitet një herë në muaj ose në dy muaj, natyrisht në funksion të madhësisë së bimës dhe nxehtësisë së dhomës suaj.

Duhet t’i kushtohet rëndësi edhe madhësisë së vazos e cila duhet të jetë në varësi të madhësisë së bimës.

Mirëmbajtja e kaktusit

Në përgjithësi njerëzit gabojnë me kaktuset që mbajnë në apartament duke i ujitur shpesh. Kaktuset janë bimë që kërkojnë shumë pak ujë dhe shumë dritë.

Janë bimë të shkretëtirës ku ka shumë diell, prandaj ato kërkojnë shumë dritë dhe një ambient shumë të thatë, pra, duhen ujitur shumë rrallë, domethënë, mund t’u hidhet shumë ujë por deri edhe një herë në dy muaj.

Natyrisht uji nuk duhet të qëndrojë në fund të vazos.

Dheu duhet të jetë i tillë që të kullojë uji me lehtësi dhe kur bima ukitet, ajo e merr ujin dhe e konservon brënda për një kohë të gjatë./living//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here