Vendosni limon në vetullat tuaja për 4 javë rresht. Efekti është fenomenal!

0
187

Ky trend është bërë shumë i popullarizuar kohët e fundit, kur flasim për vetullat. Vetullat e trasha janë ato çka po shohim gjithandej dhe me siguri nëse ju nuk i keni, doni t’i bëni të tilla.

Megjithatë, ka një lajm të mirë për të gjithë: askush nuk do të mbetet prapa përsa i përket modës.

Në këtë artikull, ju tregojmë disa truqe dhe këshilla për të rritur vetullat tuaja. Dhe pjesa më e mirë e kësaj është sepse nuk keni arsye për të shpenzuar pafund. Shumicën e këtyre përbërësve i keni në shtëpi.

1. Vaji pluhur

Vaji pluhur është një nga mjetet më efektive për përshpejtimin e rritjes së vetullave. Ai përmban proteina, vitamina, acide yndyrore dhe antioksidantë që ushqejnë folikulat e flokëve dhe nxisin procesin e rritjes. Për të përdorur vaj pluhuri, ndiqni hapat e mëposhtëm:

Lyeni pak pambuk me vaj pluhur dhe aplikojeni atë direkt në vetullat tuaja.
Masazhojeni me gisht për disa minuta rresht.
E lini të qendrojë 30 minuta.
Hiqeni me kujdes vajin me ujë të ngrohtë
Përsëriteni këtë proces çdo ditë për rezultate më të mira.

2. Vaji i kokosit

Një mënyrë tjetër për të nxitur rritjen e vetullave është përmes vajit të kokosit. Ai përmban proteina dhe ushqyes të ndryshëm, të tilla si vitamina E dhe hekur. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë t’i errësoni vetullat.

Vendosni disa pika të vajit të kokosit tek vetullat dhe masazhojini me gishta.
Lëreni vajin në vetulla gjatë gjithë natës.
Shpëlajini me ujë të vakët në mëngjesin e ardhshëm.
Përsëriteni trajtimin çdo ditë për një ose dy muaj rresht.

3. Vaj ulliri

Pothuajse të gjitha kuzhinat kanë vaj ulliri. Por ky vaj nuk është vetëm një përbërës bazë për ushqim, por gjithashtu përmban vitaminë E, e cila nxit rritjen e vetullave.

Vendosni disa pika vaj ulliri në vetullat tuaja para se të flini
Masazhojeni butësisht
Të nesërmen në mëngjes shpëlajini me ujë të ngrohtë.

4. Limon

Limoni përmban acid folik, përveç vitaminës C dhe B, dhe shumë ushqyes të tjerë efektivë që ndihmojnë në rritjen e vetullave.

Prejeni limonin në disa feta
Vendosni një fetë limoni mbi vetulla përreth 20 minuta.
Shpëlajini vetullat me ujë të ngrohtë.

Këshillë: Shmangni ekspozimin në diell derisa të kenë kaluar të paktën dy orë pas aplikimit, pasi lëngu i limonit mund të zbehë ngjyrën e vetullave, kur ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.

//femina/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.