Vajza bëhet milionere nga poshtërimi i mësueses

0
105

Vajza hodhi në gjyq shkollën, pasi iu refuzua një dëmshpërblim në shumën prej 20 mijë paundësh

Një adoleshente e kanë shpërblyer me plotë 1 milion paund si kompensim pasi u detyrua të urinonte në një kovë, ndërsa ishte në shkollë.

Mësuesja Gonja Wolf i tha 14-vjeçares se nuk mund të shkonte në tualet, për shkak të rregullave të saj strikte dhe tepër të ashpra në lidhje me përdorimin e banjës gjatë orëve mësimore.

Pavarësisht kësaj, mësuesja i tha vajzës se mund të urinonte në një kovë të vogël që ndodhej aty në klasë, përpara shokëve dhe shoqeve të saj. Ngjarja ka ndodhur në San Diego të Kalifornisë.

Vajza, e cila tani është 19-vjeçe, ka treguar se ngjarja ka ndodhur në vitin 2012,kohë në të cilën shokët nisën të talleshin me të aq shumë, saqë ajo ra në depresion dhe mendoi seriozisht të vriste veten.

Vajza hodhi në gjyq shkollën, pasi iu refuzua një dëmshpërblim në shumën prej 20 mijë paundësh.

Në atë kohë gjykata u shpreh se mësuesja nuk kishte si qëllim që të turpëronte nxënësen dhe se ndoshta ajo ishte një këshillë e gabuar. Por avokatët e vajzës vijuan të pretendonin se adoleshentja ishte poshtëruar.

“Kjo është diçka që nuk duhet ti ndodhë kurrë një adoleshenteje që sapo ka hyrë në shkollën e mesme”, – tha avokati i saj.

Më pas, një tjetër trupë gjykuese vendosi 1 milion paund si dëmshpërblim për vajzën, plus 32 mijë e 500 paund si kompensim për trajtimin mjekësor.ad_232938727

//21media/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here