Vajza 9 vjeçe në rehabilitim pasi u bë e varur nga lojërat

0
4

Një vajzë nëntë vjeçare është duke u rehabilituar pasi u bë aq e varur nga një lojë kompjuterike. Nëna e saj, Carol, tha se ajo dhe burri i saj Richard e blenë një Xbox në janar dhe ajo e shkarkoi lojën Fortnite.

Por në mes të marsit, ata u kontaktuan nga mësuesi i saj, i cili tha se notat e saj po uleshin dhe ajo vazhdonte të flinte në gjumë në klasë. Ajo u ankua se ishte shumë e lodhur për të shkuar në klasën e palestrës ose të baletit, dhe Carol filloi të kuptonte se kishte pagesa të rregullta për Microsoft në kartën e tyre të kreditit, prej rreth 50€ në muaj.

Prindërit e zemëruar e konfiskuan Xbox-in, por vajza thuhet se e goditi babain e saj në fytyrë. Ata e kuptuan se sa gjëra të këqija ishin bërë kur Richard gjeti vajzën e tij të ulur në një pellg të urinës së saj.

“Burri im e pa dritën e saj gjatë natës dhe e gjeti atë ulur në një jastëk të mbushur me urinë. Ajo ishte aq e joshur në lojë sa kishte harruar të shkonte edhe në tualet”, tha Carol për Mirror.

Të tronditur, ata i kërkuan vajzës të fliste me ta për atë që po ndodhte, kur ajo zbuloi se kishte luajtur deri në dhjetë orë në ditë, nganjëherë deri në orën 5 të mëngjesit.

Që nga korriku i vitit të kaluar, kur loja Fortnite u lansua, më shumë se 40 milionë njerëz e kanë shkarkuar atë.

Formati i kësaj loje me gjuajtje është më i popullarizuar, ku 100 njerëz hidhen nga një aeroplan për t’u ulur në një ishull dhe luftojnë derisa të mbetet vetëm një.

Vajza është duke u trajtuar psikoterapi./Gazeta Express/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here