Ushtrime të shkëlqyeshme për dama të moshës së pjekur dhe për të rejat të cilat rrallë ushtrojnë

0
51

Këto ushtrime të thjeshta dhe të lehta janë ideale për persona të moshuar por edhe për të persona të rinj të cilët nuk janë aktivë. Do t’ju ndihmojë që t’i lëvizni dhe t’i forconi muskujt, por me kohë edhe të arrini kondicion.

Bëni tri herë në javë, ndërkaq ditëve të tjera bën shëtitje të shpejta

1. Uluni në dysheme, këmbën e majtë shtrijeni, ndërkaq të djathtën lakojeni në gju në atë mënyrë që shputa të prekë kofshët. Përkuluni përpara dhe me maja të gishtave prekni shputën e majtë. Qëndroni në atë pozitë 30 sekonda, dhe ndërrojeni anën.

2. Kthehuni në pozitën ulur, shtrijeni këmbën. Merrni peshat gjysmë kilogramëshe, dhe ngrini duart mbi kokë. Bëjeni këtë ushtrim dhjetëra herë.

2

3. Kthehuni në krahë dhe mbështetuni në bërryla. Këmbën të cilën e keni në dysheme lakojeni në gju, ndërkaq tjetrën shtrijeni dhe mbajeni sa më gjatë të mundeni. Pas dhjetë përsëritjeve, kthehuni në krahun tjetër.

4. Për t’i forcuar kofshët dhe pulpat pa ndonjë mundim të madh, uluni në topin pilates, ndërkaq duart vendosni në kofshë. Kërceni një deri dy minuta lart-poshtë, që topi të kërcejë lehtë, por që të mos humbni mbështetjen.

3

5. Me shpinë mbështetuni në top, ndërkaq këmbët le të jenë të shtrira me shputa në dysheme. Duart vendosni në zverk, dhe bëni 10, 15 gjysmë ushtrime për muskuj të barkut, por pa u lodhur dhe, nëse e shihni të nevojshme, me pauza.

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.