Ushqimet që mund të lehtësojnë dhimbjen e kokës

0
467

Nëse ndodheni në ambient shtëpie, dhe ndjeni dhimbje koke, mund të bëni gjëra të zakonshme, të pini një qetësues dhe të pushoni në një dhomë të errët. Por a e dini se disa ushqime mund të zvogëlojnë apo edhe të parandalojnë dhimbjen e kokës?

Patatja e pjekur: Konsumimi i tepërt i pijeve të buta dhe pijeve alkoolike mund të shpie në humbjen e elektroliteve të tilla si; kaliumi dhe rrisin nevojën për ujë shtesë, sepse gjatë zbërthimit të tyre, harxhohet uji. Ushqime të pasura në kalium mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës. Patatja e pjekur ose e zier me lëvore, është një nga burimet më të mirë të kaliumit, përmban 721 mg kalium. Për krahasim, banania përmban 467 mg. Fruta dhe perimet gjithashtu përmbajnë kalium dhe minerale të tjera.

Shalqiri: Konsumimi minimal i ujit mund të çojë në dehidratim, i cili është shkaktari kryesor i dhimbjes së kokës. Në vend që të përdorni pilula kundër dhimbjes, konsumoni ushqime që janë të pasura me ujë, të tilla si shalqiri. Uji natyral i përfshirë në fruta dhe perime, përmban minerale esenciale të tilla si magnezi, i cili është thelbësor në parandalimin e dhimbjes së kokës. Provoni këtë përzierje të shijshme nga shalqiri: Në një mikser, hidhni 2 flegra shalqiri pa fara, 1 filxhan me akull, ½ filxhan me kos të zakonshëm, një lugë çaji mjaltë dhe ½ lugë çaji me xhenxhefil pluhur.

Xhenxhefil mund të ndihmojë në lehtësimin dhimbjen e kokës dhe gjithashtu redukton ndjenjën e molisjes. Ushqime të tjera me përmbajtje të lartë të ujit janë; manaferrat, trangujt, pjeprat, domatet dhe marulja.

Kafeja: Kafeja është një ilaç popullor për dhimbjen e kokës për shekuj me radhë, por nëse konsumohet në mënyrë të moderuar. Kafeina në kafe është një vasokonstruktor (ngushton enët e gjakut) dhe mund të ndihmojë në lehtësimin dhimbjes së kokës, duke ndihmuar në zvogëlimin e madhësisë së enëve të gjakut. Marrja e tepruar e kafes mund të përkeqësojë dhimbjen e kokës, sepse kafeina vepron si një diuretik, që mund të rrisë dehidratimin.

Karbohidratet: Ushqimi i parregullt dhe dietat e papritura dhe rigoroze mund të shkaktojnë dhimbje koke shumë të rënda. Një dietë me një konsum të ulët të karbohidrateve, rezulton me reduktimin e glikogjenit nga trupi, i cili është burimi kryesor i energjisë së trurit. Furnizimi i reduktuar i trurit me energji, shkakton dehidratim dhe mund të shkaktojë dhimbje koke. Kini në konsideratë karbohidratet e shëndetshme. Konsumimi i karbohidrateve të shëndetshme mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore, sepse atëherë trupi liron serotonin, një hormon që jep një ndjenjë të kënaqësisë dhe relaksim mendor.

Bajamet: Janë të pasura me magnez, i cili është i rëndësishëm për zbutjen e arterieve dhe një rrjedhë më të mirë të oksigjenit dhe ushqyesve në trup. Situatat stresuese shkaktojnë konsumin e shpejtë dhe sekretim të magnezit. Është dëshmuar se njerëzit që vuajnë nga dhimbja e kokës dhe migrena, kanë një përqendrim të ulët të këtij minerali në gjak. Sasia e magnezit mund të rritet duke ngrënë ushqime të pasura me magnez, të tilla si; banane, kajsi të thata, avokado, bajame, arra, oriz dhe fara.

Kosi: Te dhimbja e kokës, trupi mund të japë sinjal se i mungon kalciumi. Trurit varet nga jonet e kalciumit si bartëse të veprim të shpejtë në sistemin nervor. Sigurohuni që të hani ushqime të pasura me kalcium, të tilla si; kosi me pak yndyrë, i cili është një burim i shkëlqyer i kalciumit dhe probiotikëve të dobishëm.

Farat e susamit: Fara e susamit mund t’i përdorni të plota ose të bluar në sallata, supa dhe gjella të ndryshme. Këto fara të vogla kanë vlera të mëdha ushqyese. Farat e susamit janë të pasura me vitaminë E, e cila mund të ndihmojë në stabilizimin e nivelit të estrogjenit dhe të parandaloj migrenën që shkaktohet nga hormonet. Ato gjithashtu përmirësojnë qarkullimin, i cili ndihmon në parandalimin e dhimbjes së kokës. Farat e susamit janë gjithashtu të pasura me magnez dhe kalcium.

Këshilla 1: Konsumimi minimal i ujit mund të çojë në dehidratim, i cili është shkaktari kryesor i dhimbjes së kokës. Në vend që të përdorni pilula kundër dhimbjes, konsumoni ushqime që janë të pasura me ujë, të tilla si shalqiri

Këshilla 2: Ushqimi i parregullt dhe dietat e papritura dhe rigoroze mund të shkaktojnë dhimbje koke shumë të rënda. Një dietë me një konsum të ulët të karbohidrateve, rezulton me reduktimin e glikogjenit nga trupi, i cili është burimi kryesor i energjisë së trurit.

 

 

 

 

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here