Ujë Rugove arrin në tregun e Tajvanit

0
21

KORPORATA RUGOVEtashmë ka filluar eksportin e Ujë Rugove edhe në lindjen e largët, në shtetin e Tajvanit.

Në këtë rast, përsëri është dëshmuar kualiteti i lartë i ujit të Bjeshkëve të Rugovës.22007855_1635820026457675_7089789525695929379_n

Kualiteti i ujit është kontrolluar dhe vërtetuar edhe në rezultatet e laboratorëve të shtetit importues, Tajvanit.

Eksporti i Ujë Rugove në këtë shtet ka filluar nga muaji shtator I këtij viti. Ndërkaq, përveç kësaj, Korporata Rugove synon zgjerimin e tregut të vet edhe në shtete të tjera.

Korporata Rugove (Rugove sh.p.k dhe Ujë Rugove) është prodhues vendor i ujit dhe djathit të paketuar. Me një rritje eksponenciale të përqindjes së tregut dhe të të hyrave përgjatë periudhës dhjetë vjeçare, Rugove është pozicionuar si udhëheqës i pakontestueshëm në tregun për ujë të paketuar në Kosovë. Duke synuar që të ofrojë kualitet të nivelit botëror në të gjitha produktet e saj, Rugove vazhdimisht investon edhe në zhvillimin e produktit të djathit, i cili tanimë është treguar shumë I suksesshëm në tregun tonë.

Për më shumë informata klikoni këtu: 

     KORPORATA RUGOVE      

Komento