Tumoret, 1 mijë raste në ditë, por 1/3 e tyre mund të parandalohen

0
66

Pothuajse 50% e kancereve mund të shmangen duke siguruar shëndetin e tyre me zgjedhje të shëndetshme të jetesës dhe të vetëdijshëm. 4 shkurti, Dita Botërore e Kancerit, është e vetmja iniciativë, ku e gjithë bota mund të bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit.

Parandalimi është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Autoritetet e Instititit të Shëndetit Publik shpehen se ndryshimet në mënyrën e të jetuarit kanë sjellë që gjithnjë e më shumë njerëzit në mbarë botën të jenë të ekspozuar ndaj faktorëve të rrezikut të kancerit si pirja e duhanit, dieta e varfër dhe jeta sedentare.
“Edukimi dhe informimi i individëve dhe komuniteteve për lidhjet ndërmjet stilit të jetës dhe rrezikut për kancerin është hapi i parë në parandalimin efektiv të kancerit. Pajisja e individëve dhe komuniteteve me njohuritë e përshtatshme dhe të duhura për lidhjen që ekziston midis stilit të jetës dhe kancerit, mund të fuqizojë njerëzit që të bëjnë zgjedhje të shëndetshme. Individët dhe komunitetet duhet të informohen për faktin se më shumë se 1/3 e llojeve të kancerit mund të parandalohen duke adaptuar sjellje të shëndetshme”, – thonë autoritetet.shutterstock_91995509_0

Më pak sheqerna dhe yndyrna shtazore, më shumë fruta dhe perime të thjeshta
Çdo ditë, pothuajse një mijë njerëz sëmuren me kancer. Risku rritet me moshën, por plakja nuk ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kancer: janë zgjedhjet e përditshme dhe stilet e jetës që shtojnë rrezikun e sëmundjeve kronike në jetën e mëvonshme.

Mesazhe dhe shifra për kancerin
• Veprimet e ndërmarra nga çdo person, organizatë dhe qeveri do të ndihmojnë për të zvogëluar barrën e sëmundjes së kancerit, për të arritur uljen me 25% të vdekjeve të parakohshme nga sëmundjet kronike deri në vitin 2025.
• Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për 8.2 milionë vdekje në vit. Megjithatë, ne e dimë se më shumë se 1/3 e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, dhe shumë lloje kanceri nëse zbulohen herët janë të shërueshëm.
• Ne duhet të veprojmë tani për shkak se epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet. Parashikohet që të kemi një rritje me 19.3 milionë raste në vit deri në vitin 2025 krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.