Truri i grave zmadhohet gjatë ciklit, ja çfarë ndodh gjatë “atyre” ditëve

0
941

Truri i femrave zmadhohet në vëllim gjatë ciklit menstrual. Struktura e hipokampusit tek gratë, që është pjesa e memories qendrore, emocioneve dhe humorit, mund të variojë sipas ndryshimit të nivelit të estrogjenit, gjatë ciklit menstrual.

Një studim i ri shpjegon çfarë ndodh me gjenet e trurit të një gruaje. Studiuesit analizuan të dhënat e trurit të 30 grave, që u skanua disa ditë gjatë dy cikleve menstruale. Gratë përjetojnë luhatje të hormoneve gjatë një muaji, të cilat bëhen më të dukshme mes ditëve jopjellore dhe pjellore.sanitary-pads-red-calendar

Ndryshimi i nivelit të estrogjenit, sipas studiuesve, ndikon edhe në hipokampus, në zonën e trurit e cila është e rëndësishme për kujtimet, humorin dhe emocionet. Ata ekzaminuan nivelet e estrogjenit në gjak, por bënë edhe skanime MRI të trurit, për të matur volumin e rajoneve të ndryshme të trurit të çdo gruaje. Studimi tregoi se me rritjen e niveleve të estrogjenit, hipokampusi zmadhohej paksa në vëllim.

“Është e paqartë se si këto ndryshime mujore në vëllimin e hipokampusit mund të ndikojnë në jetën e përditshme të grave, por studiuesit dyshojnë se këto ndryshime të trurit ndikojnë në sjelljen e grave,” – tha Claudia Barth, autorja kryesore e studimit, nga Instituti “Max Planck” në Gjermani.

Kërkuesit thanë se hapi i tyre i ardhshëm do të jetë për të testuar një grup më të madh të pjesëmarrësve, si dhe për të shqyrtuar efektet e rritjes së hipokampusit mbi sjelljen, nëse grate për shembull, në faza të caktuara të ciklit të tyre janë veçanërisht më të hapura për të bërë ndryshime në sjelljen e tyre. woman-period-painQëllimi i përgjithshëm i studimit lidhet me marrëdhënien midis ndryshimeve të trurit dhe një gjendjeje tjetër që quhet çrregullim premenstrual disforik (PMDD). PMDD prek 1 në 12 gra dhe përfshin simptoma të tilla si ndryshime të rënda të humorit dhe ankth.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.