Tri truqe të verifikuara që lulet kurrë nuk do t’ju vyshken

0
1

Kurrë nuk keni menduar për atë se sa në të vërtetë mund të jetë i lehtë kultivimi i bimëve.

 

Lulet e adhuruara të dhomës i keni rimbjellë, rregullisht i keni ujitur dhe i keni mbajtur në dritën e diellit, ndërkaq ato vazhdojnë të vyshken?

Këto janë këshillat se si të pengoni prishjen e luleve në shtëpinë tuaj.

E gjitha që ju duhet janë filtrat e kafes. Vendoseni filtrin e kafes në fund të saksisë. Shtrijeni saktësisht midis dheut dhe vrimave të kullimit të ujit – ku zakonisht uji dhe ndotësit kullohen. Në këtë mënyrë do të mundësoni kalimin e ujit dhe mbetjeve e të gjitha ndotjeve.

Pikërisht ato ndotje mbyllin vrimat, dhe për këtë shkak pengon kalimin e tepricës së ujit dhe depërtimin e ajrit. Kjo është arsyeja më e shpeshtë e prishjes së rrënjëve të luleve. Prandaj edhe vyshken.

Veç kësaj, do t’ju jetë shumë e dobishme edhe nëse bimët i ujisni me fundërrinën e kafes apo me ujin e lëvozhgave të vezëve.

Është e thjeshtë, filxhanin e kafes të cilën e keni pirë qiteni në një enë me ujë dhe me atë ujë ujitni lulet ashtu si bëni zakonisht.

Nëse përdorni lëvozhga të vezëve, shtypni në copëza të imëta dhe qitni në ujë dhe pasi të qëndrojë ujisni lulet, por bashkë me ato copëza lëvozhgash të vezëve.

Me këto dy receta do t’i ushqeni rrënjët e luleve dhe ato do të jenë më të forta.

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here