Trajtimi me çorape të lagura. Një mjekim i pazakontë, por më efektivi kundër gripit dhe ftohjes

0
161

Shumica e njerëzve nuk e dinë ta bëjnë dallimin midis të ftohtit dhe gripit. Simptomat e të ftohtit zakonisht fillojnë me dhimbje fyti dhe më pas agravohet gjatë ditëve në vijim me rrjedhje hundësh, kollë, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, por edhe temperaturë.

Ndërsa simptomat e gripit përfshijnë dhimbje koke, temperaturë, dhimbje muskujsh, dhimbje fyti dhe ndjesinë e bllokimit në rrugët e frymëmarrjes.

Kur preken nga këto simptoma shumica e njerëzve zgjedhin t’u drejtohen farmacive. Problemi i ilaçeve është se ato sulmojnë simptomat, por jo rrënjën e virusit. Thjesht do ua bëjnë më të lehtë procesin e shërimit, por nuk janë kura e duhur.

Por, a keni dëgjuar për trajtimin e çorapeve të lagura? Mund të duket si një trajtim i çuditshëm, por bën mrekulli! Por, si funksionon?

Në kontakt me çorapet e ftohta trupi rrit qarkullimin e gjakut, e cila stimulon sistemin imunitar në të njëjtën kohë. E rëndësishme është që të aktivizoni sistemin imunitar në mënyrë që të luftojë virusin që ju ka shkaktuar problemin. Ky trajtim funksionon dhe duke rritur qarkullimin e gjakut, por edhe duke zvogëluar dhimbjet e fytit dhe gjithashtu hap rrugët e frymëmarrjes. Ky trajtim është gjithashtu qetësues, pra keni për të fjetur më mirë pasi ta provoni.

Çfarë do ju duhet:

  • Një kovë
  • Një palë çorape pambuku të holla
  • Një palë çorape të trasha leshi

Si duhet të veproni:

  1. Shysni çorapet e holla në një kovë me ujë me akull. Kur të jenë lagur plotësisht, hiqini dhe shtydhini fort për të hequr ujin e tepërt.
  2. Fusni këmbët në një enë të madhe me ujë të ngrohtë dhje mbajini aty për 10-15 minuta.
  3. Largojini këmbët nga ena dhe thajini menjëherë. Vishni çorapet e lagura dhe pastaj menjëherë vishni çorapet e trasha prej leshi.
  4. Shkoni për të fjetur dhe sigurohuni t’i keni këmbët e mbuluara gjatë gjithë kohës.
//shije//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.