Tortë me mak dhe me çokollatë!

0
67

Kjo është receta e plotë për tortën me mak dhe çokollatë.

 

Përbërësit:

4 vezë

400 gr sheqer

200 ml vaj

200 ml qumësht

400 gr miell

150 gr mak (afion)

½ pluhur për pjekje

Marmelatë

Çokollatë për zierje

Udhëzimet:

Përziejmë vezët me vajin derisa të shkumëzojnë vezët.

Shtojmë sheqerin dhe makin, pastaj qumështin dhe miellin e përzier me pluhurin për pjekje.

Masën e vendosim në kallëp për ëmbëlsira, të lyer dhe të përmillur.

Pjekim në 180 gradë për 50 minuta.

Pas pjekjes dhe ftohjes, ëmbëlsirën e lyejmë me marmelatë (llojin që ju pëlqen) dhe me çokollatën e shkrirë.

Ëmbëlsirën e lëmë të ftohet mirë dhe e servojmë.

Ju bëftë mirë!

/rtklive/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.