Gripi dhe ftohja gjatë shtatzanisë

0
87

Masat që duhet të merren për të shmangur një gjendje të ftohuri.

Gratë shtatzëna ftohen më shpesh se sa gratë e tjera. Kjo ndodh për shkak se sistemi imunitar është më pak i fuqishëm gjatë shtatzanisë. Trupi i ka të zvogëluara mekanizmat mbrojtës. Fatkeqësisht, për këtë shtatzënat janë më të ndjeshme ndaj të gjitha llojeve të sëmundjeve.

Cilat barnat mund ti përdorni gjatë shtatzanisë?

Nëse jeni shtatzënë dhe kaloni një gjendje të ftohur, shmangni përdorimin e barnave pa këshillimin paraprak me mjekun apo gjinekologun. Shumica e antihistaminëve, dekongjestivëve dhe barnave kundër kollës nuk duhet përdorur, përveç nëse ua jep me recetë mjeku specialist.

Sipas rregullit, këto barna nuk janë testuar te gratë shtatzëna dhe efekti i tyre mund të ndikojnë negativisht në fetusin tuaj. Në shumicën e rasteve, mund të përdoret acetaminofeni për dhembje më të lehta apo për dhimbje-koke, por duhet shmangur ibuprofeni dhe aspirina, me përjashtim të rasteve nëse këto iu lejon mjeku.

Po antibiotikët?

Ekzistojnë shumë antibiotikë të cilët mund të merren gjatë kohës së shtatzanisë, por ekzistojnë edhe nga ata që nuk mund të merren në një periudhë të tillë. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me mjekun! E rëndësishme është që të ndiqni udhëzimet për marrjen e barnave dhe t’i merrni me rregull. Mos përdorni antibiotikë të cilët iu kanë mbetur nga sëmundjet e mëparshme.

Si ta parandaloni ftohjen apo gripin gjatë shtatzanisë?

Kjo këshillë nuk dallon nga këshillat për të tjerët. Ushqimi i balancuar, ushtrimet e rregullta dhe pastrimi i shpeshtë i duarve janë mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet. Shumica e mjekëve preferojnë vitamina prenatale, si shtesë në ushqim. Nëse konsumoni duhan, duhet ta ndërprisni atë gjatë periudhës së shtatzanisë. Sistemi imunitar do të punojë më mirë, për pasojë, kjo është në të mirën e foshnjës tuaj.

Çfarë të bëni nëse ftoheni gjatë shtatzanisë?

Të gjithë e dimë se nuk është e mundur që tërësisht ta shmangni ftohjen dhe gripin sepse janë shumë të shpeshtë dhe jemi të eskpozuar përballë rreziqeve apo infektimit të viruseve. Por nëse rastësisht sëmureni apo ftoheni, po ju ofrojmë një paketë me disa këshilla:

Pushoni sa më shumë!

Konsumoni sa më shumë lëngje të freskëta. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë shtatzanisë!

Kundër hundëve të zëna, përdorni Sprajt nazal, me bazë ujë deti apo inhaloni!

Ushqimi le të jetë i balancuar me shumë fruta dhe perime!

Pini ujë të vakët me mjaltë dhe limon që të zbusni irritimin e fytit!

Patjetër konsultohuni me mjekun nëse simptomat iu zgjasin më shumë se një javë, sidomos nëse janë të rënda, ndoshta iu është zhvilluar ndonjë infeksion sekondar.

//shendeti/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here