Tiramisu me liker

0
34

Si të përgaditim ëmbëlsir Tiramisu me liker

 

Përbërësit:

5 vezë
10 lugë sheqer
6 decilitra ajkë
2 decilitra qumeshtë
2 decilitra kafe
0,3 decilitra liker arrash
50 gr kakao
500 gr biskota

Hapat:

  1. Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë dhe tunden të krijohet shkumë e trashë, pastaj gradualisht shtohen 5 lugë sheqer dhe tunden me mikser gjatë tërë kohës.
  2. Në enë të veçantë tunden të verdhtë e vezëve me 5 lugë sheqer, shtohet ajka e dendur dhe përzihet.
  3. Në kremin e të verdhëve të vezëve shtohet krem pana nga të bardhtë e vezëve dhe përzihet me tel kuzhine.
  4. Në enë të veçantë bashkohen filtër- kafeja, qumështi dhe likeri nga arrat
  5. Gjysma e biskotave ngjyhen në përzierjën e përgatitur me liker, pastaj renditen në tabaka për ëmbëlsirë.
  6. Biskotat lyhen me gjysmën e kremit dhe mbulohen me gjysmën tjetër të biskotave të ngjyera.
  7. Rendi i dytë i biskotave lyjen me kremin e mbetur dhe mbi krem derdhet kakao.
  8. Ju bëftë mirë!

//kuzhinashqiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.