Thuajuni lamtumirë kallove me bukë dhe uthull

0
1439

Kallot shkaktohen kryesisht në duar apo në këmbë , duke shkaktuar kështu dhimbje dhe parehati. Ndonjëherë bëhen pengesë për të zhvilluar aktivitete normale si ecja.

Faktorët kryesorë të shfaqjes së tyre lidhen kryesisht me fërkimin apo presionin e ushtruar mbi duar apo këmbë, por gjithashtu ndikon reduktimi i yndyrës së trupit apo lëkura e thatë. Për fat të mirë, nuk është gjithmonë e thënë që të drejtoheni tek mjeku apo tek farmacia për të marrë një medikament për të trajtuar kallot.

Buka dhe uthulla janë dy përbërës të cilët ju ndihmojnë të shpëtoni prej tyre në vetëm pak ditë. Është një metodë shumë e thjeshtë dhe efektive për të cilën ju nevojiten vetëm një copë bukë dhe pak uthull e bardhë.callZhyteni bukën në uthull dhe vendoseni në zonën ku keni kallo. Mbështilleni me një copë të pastër dhe mbajeni përgjatë gjithë natës.

Largojeni atë kur të zgjoheni në mëngjes. Pas kësaj, mund të aplikoni edhe pak vaj ricini në mënyrë që të zbuten dhe të shërohet më shpejt. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here