Tharja e rrobave brenda, e dëmshme për shëndetin

0
368

Të gjithë mund të kemi ndeshur një pamje të tillë: Tela në dritaren e një dhome dhe rrobat varur jashtë që të thahen.

Nuk ka asgjë për t’u habitur e ky veprim nuk është për t’u gjykuar. Nëse mendoni se tharja e rrobave në ambientet e brendshme të shtëpisë suaj mund të jetë më e pranueshme mund të keni të drejtë për disa arsye, por për shëndetin tuaj është mjaft e dëmshme.
Disa makina larëse kanë programin e tharjes së rrobave, por disa njerëz nuk mund të përballojnë një të tillë. Duke mos dashur që rrobat t’u bëhen me pluhur jashtë apo dhe duke u shqetësuar nga ana estetike shumë vendosin t’i thajnë rrobat brenda. Drying-clothes-indoors

Ky veprim e bën shtëpinë më të lagësht. E bën një mjedis të përsosur ku myku dhe kërpudha të tjera duan të jetojnë. Shkencëtarët nga Anglia kanë zbuluar se tharja e rrobave në shtëpi shkakton probleme të frymëmarrjes.

Uji nga rrobat shkon në ajër duke e bërë atë më të lagësht. Gati 2 litra ujë qarkullon në ajër vetëm nga rrobat. Kjo do të thotë që lagështia është rritur me 30%. Ky mjedis është ideal për spore myku dhe marimangat pluhur.

Ajo që të paktën mund të bëni  është t’i vendosni rrobat brenda në ballkon e mos t’i varni jashtë nëse nuk dëshironi./Living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here