Të gjitha arsyet përse është kaq e lehtë të biesh në dashuri me një shigjetar

0
95

Si e përjeton dikush dashurinë nuk e përjeton një tjetër dhe mënyra si e shprehim është ajo që na diferencon nga të tjerët duke na veshur me disa tipare unike.

Shpesh këto të fundit lidhen në një mënyrë apo në një tjetër me muajin, orën e lindjes apo shenjën e horoskopit, ndaj sot do t’ju tregojmë se si është të bini në dashuri me një shigjetar!

Besohet se lidhjet me një shigjetar janë të vështira në fillim, por nëse kjo fazë kalon, ju do të keni në krahë një person që do t’ju dojë gjithë jetën. Janë optimist e njerëz që e duan lirinë, ndaj mos prisni vrullin që do të kishte një luan apo një akrep që në fillimet e lidhjes.
Shigjetari ka frikë të përkushtohet me mish e me shpirt sepse nuk do t’i thyhet zemra. Ata dashurojnë me pasion dhe me çdo qelizë të trupit, ndaj humbja e besimit, lojrat apo tradhëtitë do e “vrisnin” këtë shenjë. 

Jeta me një shigjetar është si një shëtitje në një park lojrash! Do të provoni lojrat nga më të çmendurat, do t’ju dhembë koka, do të qeshni pafund, do të argëtoheni e nuk do të mërziteni asënjëherë.

Megjithatë duhet të dini se shpresat tuaja nuk mund t’i varni të gjitha tek shigjetari, pasi kjo shenjë është shumë e pavarur, dhe të njëjtën gjë kërkon edhe për partneren/in e saj. Nuk durojnë dot monotoninë dhe ndjesinë e të qenët parazit.
E fundit por jo më pak e rëndësishme, seksi me shigjetari është gjithçka përveçse i mërzitshëm.

Shigjetari është shenja më e hapur e zodiakut dhe ata janë të lirë të shprehin çdo dëshirë tyren, pa ngurruar.

//Living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.