Tavë patatesh me salsiçe

0
32

Tavë me patae dhe salsiçe shumë të shishme për t’u përgaditur.

 


Përbërësit:

500 gr salsiçe
1 kg patate
2 kokë qepë
2 lugë biber i kuq
2 karrota
2 lugë miell
0,5 decilitra vaj
6 decilitra supë viçi
melmesa
Biber i zi

Hapat:

1. Patatet qërohen dhe priten në rrathë, gjithashtu edhe salsiçet priten në rrathë, ndërsa qepët dhe karrotat priten në katrorka.
2. Në një enë të madhe bashkohen patatet, salsiçet, karrotat dhe qepët, shtohen mielli, biber i kuq dhe mëlmesa sipas shijës, të gjitha përzihen mirë.
3. Lyhet me vaj tava rezistuese ndaj zjarrit, derdhet në të masa e përgatitur dhe rrafshohet, përmbi masën e përgatitur derdhet supa dhe tava shkundet disa herë në mënyrë që lëngu të shpërndahet njëtrajtshëm nëpër tavë.
4. Ushqimi i përgatitur mbulohet me letër alumini dhe piqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius, kur të zbuten patatet, hiqet letra e aluminit dhe ushqimi piqet derisa të shterët lëngu i tepërt.
5. Ju bëftë mirë!

 

//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.